Teksa muaj më parë u përhap lajmi në mediat rozë se prezantuesi i mirënjohur Ledion Liço është lidhur me Sara Hoxhën, tashmë ata për herë të parë kanë dalë haptazi në publik.Prej disa kohësh Liço shoqërohet me Sara Hoxhën, e cila është e bija e të ndjerit Dritan Hoxha.
Pas shumë thashethemeve, më në fund bukuroshja ka vendosur të ndajë me të gjithë miqtë në Instagram një foto me të dashurin e saj.Kjo foto në kohë reale ka marrë vëmëndjen e duhur, e teksa komentuesit i kanë përcjellë shumë urime.