Një aksident tragjik me pasojë tre të vdekur dhe një i plagosur ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në aksin Kukës-Morinë. Ngjarja ka ndodhur dy kilometra larg doganës, ndërsa mësohet se viktimat janë shtetas kosovar.
Viktimat janë Ardita Bytyçi, 34 vjeç; Bujar Sinani 34 vjeç dhe Xhevdet Prapashtica rreth 35 vjeç.
Policia e qarkullimit ka bërë me dije se mendohet që aksidentin ta ketë favorizuar lagështira e madhe dhe rreshjet e shiut, çka ka bërë që makina të humbiste kontrollin.
Mjeti me targa Kosove, është përplasur me bordurën anësore dhe nga përplasja humbën jetën 3 shtetasit, kurse i plagosuri është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Prizrenit.