Sot mbushet 14 vjet nga tragjedia e Otrantos ku humbën jetën 84 persona mes tyre gra dhe fëmijë.
Tragjedia e rëndë ndodhi në 28 Mars të vitit 1997. Anija shqiptare “Katri i Rades” me 120 persona ne bord kishte arritur të hynte në ujërat territoriale italiane, por pak pasi i ishte afruar brigjeve të Otrantos në Itali, u përplas me anijen luftarake italiane, “Sibilla”.
Ndërkohë Prokuroria e shkallës së dytë në Leçe ka fajësuar shqiptarët për tragjedinë e Otrantos pasi shqiptarët nuk i janë përgjigjur thirrjeve të anijes luftarake “Sibilla” që të ndalonin dhe t`u jepej ndihma e nevojshme.
Tragjedia e Otrantos e ndodhur më 28 Mars të vitit 1997, ishte incidenti më më i rëndë dhe më i madhi i ndodhur ne detin Jon për shqiptarët.