Home Aktualitet Japonia goditet nga një tërmet prej 6.5 ballësh

Japonia goditet nga një tërmet prej 6.5 ballësh

147
0

Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë, goditi sërish veriun e Japonisë, duke sjellë frikën e një tsunami të ri. Qeveria kineze, u vu në gjendje gatishmëri për të bërë ballë situatës, por më pas autoritet deklaruan se rreziku i një tsunami kishte kaluar. Nga tërmeti, rezultoi se nuk kishte dëme të mëdha materiale apo viktima. Autoritet e qeverisë njoftuan gjithashtu se kjo lëkundje ishte një pasgoditje e termetit të madh prej 8.9 ballësh i 11 marsit.
Ndërkohë ajo çka mbetet edhe më shqetësuese në Japoni është niveli i radiokativitet. Kompania Tepco e cila menaxhon reaktorët nuklearë në Fukushima, deklaroi se kishte gabuar në shifrën e njoftuar për nivelin radioaktivitetit. Shifrat e para që bëri të ditura TEPCO, kishin të bënin me një nivel të radiokatvitetit rreth 10 milionë herë me të lartë se normalja. Më pas kompania kërkoi ndjësë për gabimin, duke deklaruar se niveli ishte në 100 mije herë më i lartë, i cili mbetet gjithsesi i lartë. Shifra është e pabesueshme, tha zëdhënësi i TEPCO, dhe ne kërkojmë falje për këtë.
Ndërkohë të papranueshëm, e ka quajtuar qeveria japoneze këtë gabim, duke i kërkuar TEPCO të mos përsërisë sërish. ” Duke marrë parasysh faktin që monitorimi i radiokativitetit është kushti kryesor për të siguruar mbrojtje, ky lloj gabimi gabimi është absolutisht i papranueshëm” deklaroi zëdhënësi i qeverisë Yukio Edano.
Kjo sipas tij i kishte vënë edhe punonjësit nën presion gjatë punës, duke njoftuar nivele kaq të larta të radioaktivitetit.
Tepco u justifikua me faktin se punonjësi, nuk kishte kohë që të lexonte për herë të dytë të dhënat në reaktorin 2, edhe pse sipas tyre niveli mbetet sërish aq i lartë sa për të larguar punonjësit nga ajo zonë.

Previous articlePD zyrtarizon kandidatët për 8 majin
Next articleSot mbushet 14 vjet nga tragjedia e Otrantos

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here