Home Aktualitet Targat e reja me ngjyrë blu, hiqet e kuqja, mbetet shqiponja

Targat e reja me ngjyrë blu, hiqet e kuqja, mbetet shqiponja

790
0

Më në qeveria vendos për formatin e ri të targave që do të mbajnë mjetet e transportit në Republikën e Shqipërisë. Sikurse ishin bërë publike kohë më parë disa detaje të targës së re,

Ministria e Transportit vendosi për ndryshimin e elementëve që identifikojnë mjetin e transportit, duke e nisur nga përmbajtja e shkronjave dhe numrave. Targat e reja do të kenë nga dy shkronja anash, kurse në mes do të vendosen tre numra. Tjetër ndryshim thelbësor lidhet me ngjyrën, pasi nga e kuqje me shqiponjë, simbol i flamurit shqiptar, do të kthehet në blu, ngjyrë e flamurit të Bashkimit Europian, pa ndryshuar simbolin. Sërish me sfond ngjyrë blu anash do të vendoset edhe germa që identifikon rajonin administrativ. Vendimi i djeshëm i qeverisë erdhi si pasojë e numrit të madh të makinave dhe limiteve të krijuara me targat e qyteteve të mëdha, numrat e të cilave po preknin fundin (p.sh,Tirana ka arritur te U-ja).

Targat do të pësojnë ndryshime në varësi të llojit të mjetit të transportit dhe funksionit. Kështu, parametrat e përmendura më lart i referohen atyre mjeteve të zakonshme (autoveturave) që përdoren nga shteti dhe privati, pasi për makinat e trupit diplomatik, taksitë, etj, do të ketë të tjera shenja dalluese.

Madhësia e targës ndryshon nga lloji i mjetit, sikurse e thotë vendimi, i cili shoqërohet me modelin e ri (kryeministria nuk i bëri publike figurat e reja të targave dhe as Ministria e Transporteve).
Kategoritë e transportit

Targat e mjeteve rrugore që përdoren për nevoja personale nga individët dhe makinat e shtetit (jo atë me targë Z), do të kenë një sfond të bardhë, me shkronja dhe numra të zeza, kurse nga të dyja anët (prapa dhe mbrapa), sipas radhës, do të ketë emblemën, me dy karaktere alfabetike, tre karaktere numerike dhe dy karaktere alfabetike. Stema zyrtare (emblema), të cilën duhet të mbajnë në të majtë targat e çdo tipi, paraqet sfondin me ngjyrën e flamurit të BE, blu, mbi të cilën vendoset shqiponja dhe simboli Al me ngjyrë të bardhë. Sipas vendimit, në të djathtë të targës, opsionale, sfondi me ngjyrën e flamurit të BE, blu, mbi të cilën vendoset viti i parë i regjistrimit në Republikën e Shqipërisë (brenda një rrethi të bardhë) dhe shenja e ndarjes administrative me ngjyrë të bardhë.
Sa i takon kategorive të tjera, targat e mjeteve rrugore në shërbimin taksi: sfondi i verdhë, shkronjat dhe numrat të kuq, me shenja dalluese T (Taksi), dhe me tri karaktere numerike.

Vendimi i qeverisë do të hyjë në fuqi pas publikimit në fletoren zyrtare. Aktualisht, Shqipëri apo regjistron një numër të lartë automjetesh, që në vit kap shifrën e 30 mijë, ndërsa totali i automjeteve është rreth 450 mijë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here