Home Kosova Bukoshi kandidat për kryetar të LDK-së

Bukoshi kandidat për kryetar të LDK-së

749
0

Prishtinë, 2 shtator – Ministri i Shëndetësisë, Bujar Bukoshi, ka shpallur sot kandidaturën për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas përfundimit të seancës solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të 100-vjetorit të lindjes së Nënës Terezë, ish-kryeministri i Kosovës në ekzil, ka konfirmuar kandidaturën e tij për kreun e LDK-së, parti kjo që aktualisht udhëhiqet nga presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Bukoshi gjithashtu ka thënë se e ka bërë ekipin e tij për zgjedhje, në të cilin është edhe kryetari i Prishtinës Isa Mustafa, dhe ka përkrahjen edhe të Ukë Rugovës, djalit të dytë të ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Bujar Bukoshi është njëri nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në dhjetor të vitit 1989, dhe i Kryesisë së parë të saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here