Home Aktualitet Edi Rama thotë “gëzuar” me një nudo

Edi Rama thotë “gëzuar” me një nudo

886
0

Edi Ramës i pëlqen të provokojë herë pas here duke mos i shpëtuar dellit të artistit brenda vetes. Kur vjen puna për kartolinën e Vitit të Ri, apo për ndonjë eveniment të PS-së, të gjithë e dimë që ai kujdeset për detajet artistike të pamjes. Ndoshta një provokim mund ta quajë ndokush dhe kartolinën për vitin 2012, me të cilën hapet faqja zyrtare e tij edirama.al.

 

Një foto e famshme nudo në një sfond të zi, ku shkruhet ‘Gëzuar 2012’. Kjo nudo i përket artistit amerikan Man Ray dhe titullohet “Le violon d’Ingres” (Violina e Ingresit), e bërë në vitin 1924. Megjithatë kjo është vetëm kartolina intro tek faqja online, ndërkohë akoma nuk kemi në dorë kartolinën zyrtare që Rama do u shpërndajë miqve për vitin e ri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here