“Mjaft me këto mbeturina, sepse unë nuk mund ti mbaj më veshur përgjithmonë”. Urrejtje dhe frikë janë ndjesitë të cilat kanë shkatërruar tre mëngjeset e një prej grave italiane, e cila quhet Ornela.
Ajo ka ndryshuar formën e gjirit me shtimin e një proteze, e cila më vonë u provua të ishte e brishtë, e ndërtuar me një material me cilësi të ulët. Ky ishte një skandal ndërkombëtar, në të cilën nuk ka kursyer vetëm SHBA-në, ku kontrollet janë qartësisht më të rënda se sa në kontinentin e vjetër.
Teksa pinte kafen e parë të mëngjesit, Ornela kishte dëgjuar në radio lajmin rreth skandalit francez, sa i takon protezave.
“Instiktivisht vendosa duart në gji, pasi kisha ndërhyrë në vitin 2006 për ta bërë atë më të rrumbullakët dhe pa e ekzagjëruar. Asnjë dyshim, pasi unë kam vendosur proteza Pip të rrezikshme”, tregon më tej këtë histori Ornela, e cila është 50-vjeçe.
Ajo shpjegon më tej se e ka bërë këtë ndërhyrje pesë vjet më parë, në një klinikë private nga një specialist në kirurgjinë plastike, në të cilën pagoi plot 14 mijë euro.
Për të jeta është kthyer në tragjedi, pasi thekson se mjeku që i kryer operacionin ishte në dijeni të këtij fakti, por nuk i kishte treguar asgjë.
Janë 30 mijë gra në Francë vendi ku shpërtheu skandali, që do të thirren deri në fund të javës per të zëvendesuar implanet e kompanisë në falimentim, vënë nën hetim nga autoritetet në vitin 2010.
Vetëm një javë më parë, agjensia për sigurimin shëndetësor francez kishte ngitur alarmin per zbulimin e tetë rasteve të kancerit tek gratë që kishin implantuar këto lloj protezash.