Home Aktualitet Lëndët me zgjedhje, përgjigjet e sakta

Lëndët me zgjedhje, përgjigjet e sakta

1357
0

Prova e fundit e Maturës Shtetërore u mbyll dje. Rreth 48 mijë maturantë dhanë provimet me zgjedhje.Plot 97 mijë teste u shpërndanë për nxënësit e shkollave të mesme, të cilët kishin përzgjedhur mes 17 lëndëve në dispozicion. Pasdite, Ministria e Arsimit publikoi çelësin e përgjigjeve për secilën prej tyre. Gazeta publikon te plotë skemat e përgjigjeve të sakta. Me provimet me zgjedhje, përfundon dhe kalvari i gjatë i testeve, por sfida për maturantët që pretendojnë të ndjekin universitetet nuk ka përfunduar. Ata më pas, me marrjen e rezultateve edhe të provimeve me zgjedhje, do të plotësojnë formularin A2, duke renditur degët sipas preferencave të tyre. Edhe për këtë vit ky formular nuk pritet të ketë ndryshime, ndërkohë që janë shtuar programet e studimit. Ministria e Arsimit ka këshilluar maturantët që të mos nxitohen, por me të marrë notat, të bëjnë një llogaritje paraprake të pikëve. Në këtë mënyrë, ata do të shohin se ku kanë më shumë shanse për të fituar. Preferencat për degët e fakulteteve ku duan të ndjekin studimet, do t’i vendosin sipas një rendi zbritës, nga më e preferuara, në më pak të dëshiruarën prej tyre. Zgjedhja e 10 degëve është kusht, pasi në të kundërt, formularit A2 nuk i njihet vlefshmëria. Ministria e Arsimit pritet të publikojë formularin A2 të këtij viti në mes të korrikut, kohë kur do të shpërndahet në shkollat e mesme.

 

 

 

Per te pare artikullin e plote atehere klikoni mbi: PDF

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here