Home Politike Shqipëria merr presidencën e rradhës së PABSEC

Shqipëria merr presidencën e rradhës së PABSEC

1039
0

Shqipëria ka marrë presidencën e rradhës së Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të vendeve të Detit të Zi që njihet si PABSEC. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e cila ishte në Kiev për kalimin e presidencës tha se, “për mua ështe një privilegj i veçantë që Shqipëria merr presidencën dhe unë do të jem presidente e asamblesë së PABSEC”

Topalli e vlerësoi PABSEC si një forum të një rëndësie të veçantë në çështjen e bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh të vendeve pjestare të kësaj orgnizate, ku Shqipëria është edhe një nga vendet bashkëthemeluese.

Në ceremoni merrnin pjesë, deputetë nga të gjitha vendet anëtare të kësaj Asambleje si dhe Presidenti i Asamblesë parlamentare të OSBE-së dhe zëvendës presidenti i  PE-së.

Gjatë qëndrimit të saj në Ukrainë, kryetarja e Kuvendit pati takime me presidentin ukrainas Viktor Janukovic dhe homologun e saj Volodimir Lidvin

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here