Home Aktualitet Vlorë, kapen 31 kg kanabis, transportohej me motorra uji

Vlorë, kapen 31 kg kanabis, transportohej me motorra uji

969
0

skaf-ujiPolicia e Vlorës ka bërë të mundur ndërprerjen e trafikut të paligjshëm të një sasie kanabisi qe kryhej me motorra uji. Gjatë 24 orëve të fundit sekuestrohen 2 motorra deti me 31 kg lëndë narkotike gati për tu trafikuar.

Korrespondenti në Vlorë, Enrik Mehmeti, bën me dije se plot 31 kilogramë kanabis është sekuestruar nga policia antidrogë e Vlorës ne zonen e Radhimes dhe Plazhit te ri, ndërsa mësohet se droga është gjetur në një motorr deti të braktisur nga korrierët pasi zbuluan se policia ishte vënë në ndjekje të tyre.

Korrierët kanë braktisur motorrat e ujit në det dhe janë larguar me shpejtësi, duke lënë kanabisin e paketuar që po e transportonin me motorr.

Vlen për tu theksuar se është hera e parë që kapen motorra uji deti për transport droge dhe pse policia dyshonte prej kohësh se kryhej dhe ky lloj transporti i lëndëve narkotike.

Nga Shërbimet Operacionale të Strukturave të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Vlorë mbi bazën e informacioneve të marra për parandalimin e trafikimit të lëndëve narkotike organizohen shpesh patrullime detare në ujërat e gjirit Vlorës.

Aksioni i policise
Policia beri te ditur se gjatë patrullimit nga mjetet e Delta Force në zonën e Radhimës janë konstatuar dy mjete lundrues (motor deti) të cilat janë ndjekur nga shërbimet e policisë.

Menjëherë janë koordinuar veprime operacionale nga toka edhe nga efektivat e Drejtorisë së Policisë Qarkut Vlorë të cilët kanë bërë kontrollin e plotë të të gjithë vijës bregdetare dhe falë ndjekjes nga uji dhe kontrollit të ushtruar nga toka është bërë e mundur që të kapen dhe sekuestrohen të dy mjetet lundruese të cilat ishin braktisur nga trafikantët, 1 në zonën e “Radhimës” dhe tjetri në afërsit të “Plazhit të ri”, një prej të cilëve ishte i ngarkuar me rreth 31 kg lëndë narkotike Cannabis sativa e cila dyshohet se do të trafikohej nëpërmjet detit në Itali.

Në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda po kryhen hetime intensive për identifikimin e personave përgjegjës për këtë rast.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here