Home ShowBiz “Zogu i Tunes” kushton miliona

“Zogu i Tunes” kushton miliona

834
0

altuna-sejdiu-hotFama që “zogu” i Tuna Sejdiut mori në klipin “Fenix”, duet i saj me të dashurin Cozman, natyrisht që ka thyer çdo rekord në muzikë, duke e shndërruar atë në objekt bisedash dhe batutash televizive jo vetëm mes fansave të saj, por edhe mes këngëtareve rivale. Fjala është për një sukses të përkthyer në para, që e bëri Tunën dhe këngën e saj më të lakuarën për këta tre muaj. Të gjitha këngëtaret do të kishin dëshiruar të kishin një këngë si e saj, për të marrë famën e ëndërruar në vetëm pak kohë.

Që nga publikimi i këngës në youtube më 26 qershor e deri tani, hiti i momentit, më i dëgjuari i verës, është klipi “Fenix” nga Tuna dhe Cozman. Pas kësaj kënge që e bëri Tunën artisten më “in” të momentit, natyrisht që filluan shakatë me etiketimin “Zogu i Tunës” dhe përmendja pa kriter e kësaj fjale e ktheu në fjalën kyç të ngacmimeve në rrjetet sociale. Po lind pyetja se sa fitimprurës ka qenë ky hit për Tunën, Cozman dhe autorin e këngës, Getoar Selimi?

Natyrisht që nëse do u referoheshim klikimeve në youtube, do të mund të bënim një përllogaritje të fitimeve që kënga “Fenix” ka mundur të grumbullojë në mbi tre muaj jetë në youtube. Deri tani janë regjistruar 12 milionë e gjysmë klikime, të cilat, të përkthyera në para, variojnë në shifrën 40 mijë USD fitime. Për sa i përket territorit gjeografik, se ku është parë më shumë ky klip në youtube, regjistrohen vende, si: Shqipëria, Kosova, gjithë vendet e Ballkanit, për të mbërritur deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), atje ku me sa duket Tuna ka fansat e saj që pëlqejnë. Aktualisht 28-vjeçarja nga Maqedonia po jeton një lidhje dashurie me reperin Cozman, dhe ishte kjo arsyeja pse ajo në klipin “Fenix” realizoi disa skena erotike me të.

Nga ana e tij Cozman, i sapoardhur nga Londra, bashkë me “Fenix” nisi një jetë të re në Prishtinë si artist, nën menaxhimin e Getoar Selimit. Tani, pas bashkëpunimit me Tunën, ai do të vizitojë Londrën si reper, pasi nesër në mbrëmje ata japin koncertin e tyre atje së bashku me Ermal Mamaqin. Ky është koncerti i tyre i radhës, në axhendën e koncerteve që ka qenë mjaft e ngjeshur krahasuar me këngëtarët e tjerë. Vetëm pak ditë pas lançmit të “Fenix”, Tuna mori ftesë për të kënduar në qytetin e Ferizajt, në një disko të madhe që mban emrin “Diamond Club”, ku në posterat e koncertit organizatorët kishin dizenjuar zogj, për të njoftuar ardhjen e Tunës. “Fenix” bëri bujë me vargjet që këngëtarja ia dedikon vetes kur thotë; “Zogu ma i mirë prej krejtve, Zemër kushton shumë puna, Dalloj shumë prej tjerave”. Fabula e këngës është konceptuar si një lojë dashurie me Cozman, edhe ai 28-vjeçar, me të cilin Tuna thuhet se ka nisur bashkëjetesë në Prishtinë. Ata janë duke parë për një shtëpi luksoze në Prishtinë, në zonën që quhet “Fshati turistik”. Dihet që personat që vendosin të kenë një shtëpi në atë zonë, duhet të kenë shuma të mëdha parash, pasi konsiderohet ndër zonat më të shtrenjta. Ky mund të quhet një hap serioz për dy artistët, jeta e të cilëve është në lëvizje, edhe për faktin se ashtu si vitin e kaluar Tunës, përveç koncerteve nëpër botë, i duhet të jetë në Tiranë si anëtare  jurie e “X Factor” në “Tv Klan”. “Fenix”, kënduar nga Tuna e Cozman, është i dyti hit që ka tejkaluar çdo parashikim në youtube pas klipit “Të ka lali shpirt”, në duetin e shumëpërfolur të Silva Gunbardhit me Mandin e Nishtullës. Pas këtyre dy këngëve, parashikimet për klikime të shumta në youtube bëhen deri tani për një tjetër krijim të Getoar Selimit, këngën e tij të re me titull “E nxonme”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here