Home Aktualitet Pavarësia, festë në Prishtinë, Shkup e diasporë

Pavarësia, festë në Prishtinë, Shkup e diasporë

680
0

Festime nga gjithë shqiptarët me rastin e ditës së Pavarësisë. Manifestimet qendrore me rastin e 99 vjetorit të Pavarësisë organizohen në Vlorë, Tiranë, Prishtinë, Shkup, por edhe në të gjitha trevat e tjera shqiptare dhe diasporë.

Në Luginën e Preshevës sot në vend të festës do të organizohen protesta në Preshevë dhe Bujanoc, kundër diskriminimit të pushtetit serb dhe mos lejimit të përdorimit të flamurit kombëtar.

Manifestimet në Vlorë dhe Tiranë organizohen nën patronazhin e bashkive, ku janë programuar aktivitete dhe programe të ndryshme festive.

Në Kosovë, komuna e Prishtinës sivjet organizon përvjetorin e pavarësisë, ndërsa janë lajmëruar  edhe aktivitete nga Lëvizja “Vetëvendosje!” dhe Aleanca Kuq e Zi.

Edhe në qytetet e tjera të Kosovës do të organizohen manifestime të ndryshme me rastin e shënimit të kësaj feste kombëtare.

Në Shkup gjithashtu është paraparë shënimi i Ditës së Flamurit, duke u përmbyllur me një koncert festiv në sheshin “Skënderbeu” nën organizimin e lëvizjes “ZGJOHU!”. Manifestime organizohen edhe në komunat e Tetovës, Gostivarit, Kumanovës, Dibrës dhe vendbanime të tjera.

Në Luginën e Preshevës për dallim nga trevat tjera, sot do të organizohen protesta në dy komunat Bujanoc dhe Preshevë, në shenjë proteste kundër diskriminimit të shqiptarëve, me theks të veçantë për shkak të moslejimit të përdorimit të flamurit kombëtar, që ishte përdorur deri para ardhjes së regjimit të Sllobodan Millosheviçit.

Shënimi i 99 vjetorit të pavarësisë po bëhet sot edhe në trevat e tjera shqiptare dhe në diasporë, ku janë organizuar akademi solemne dhe koncerte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here