Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka kërkuar nga KFOR-i ndërprerjen e aksionit për heqjen e barrikadave, sepse rrezikon jetët e njerëzve, ndërsa nga përfaqësuesit e serbëve në veri të Kosovës të heqin barrikadat.
“Në këtë situatë vetëm ekstremistët kanë dobi dhe në një atmosferë të tillë, problemet nuk zgjidhen dot”, u ka thënë Tadiç gazetarëve në Beograd.
Çdo përshkallëzim në Kosovë, ka thënë Tadiç, rrezikon interesin e Serbisë dhe se gabimet e viteve të 90-të nuk guxojnë të përsëriten më.