Home Sport Shqiperia luan sot kundra Zvicres

Shqiperia luan sot kundra Zvicres

546
0

shqiperi-zvicerShqipëria sot në 20:30 do të zhvillojë ndeshjen e fundit në shtëpi për eliminatoret e kampionatit botëror Brazil 2014, ndërsa në grup është ndeshja e parafundit, pasi këtë edicion do ta mbyllë në Qipro.

Ndeshja e sotme paraqitet me një interes të vecantë, pasi pritet të jetë e fundit në epokën ‘Qemal Stafa’ , pasi nuk licencohet më nga UEFA për ndeshje ndërkombëtare. Në një moment të tillë, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri De Biasi do të kërkojnë fitoren përballë ‘helvetëve’ që do të tentojnë që të vulosin kualifikimin. Por sytë e të gjithëve do të jenë te këmbët e shqiptarëve të Zvicrës që sot janë kundër atdheut të tyre.

Objektivi i Shqipërisë është fitorja për marrë hakun e ndeshjes së parë me Zvicrën duke iu treguar kosovarëve që në ‘Qemal Stafa’ flitet vetëm shqip, por edhe për të përmirësuar edhe ngjitjen një vazo më lart për shortin e kualifikuesve të tjera edhe pse De Biasi ka deklaruar se shpresa vdes e fundit dhe beson akoma te kualifikimi në ‘Play-off’. Aktualisht Shqipëria ndodhet në vendin e parafundit në grup me 10 pikë dhe kualifikimi do ishte më tepër se një mrekulli nëse do të ndodhte.

Për këtë ndeshje De Biasi zbret në fushë me një formacion të ngjeshur në mesin e fushës që synon kundërsulmet e shpejta për të shënuar. Në portë do të jetë Berisha, më pas në qendër të mbrojtjes dyshja Mavraj-Cana, Agolli dhe Lila nga krahët. Mesi i fushës do të përbëhet nga Bulku, Kace, Abrashi, Rama dhe Gashi, ndërsa në sulm do të jetë i vetëm Salihi.

Hiclefd kundërpërgjigjet me Benaljon në portë , më pas Shar, Van Bergen, Rodrigez, Lang, Berhami me Inler në qendër, teksa më të avancuar janë Xhaka, Shaqiri dhe Stoker për të furnizuar të vetëm në sulm Seferovic.

Ndërsa topin e parë të ndeshjes do ta shkelmojë Klodian Duro duke i dhënë lamtumirën e fundit futbollit të luajtur pasi ka vendosur të var këpucët në gozhdë. Me interes pritet edhe reagimi i Tifozëve Kuqezi pas letrës drejtuar kosovarëve të Zvicrës që të moj pranojnë të luajnë. Sot zhvillohen edhe ndeshjet e tjera në zonën e Evropës për kualifikueset.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here