Home Aktualitet Policia nderhyn ne Lazarat, banoret kunderpergjigjen me arme

Policia nderhyn ne Lazarat, banoret kunderpergjigjen me arme

719
0

lazarat174Prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të hëne Policia e Shtetit është duke u përballur me një operacion të vështirë në fshatin Lazarat, ku ndërhyrja për asgjësimin e lëndës narkotike hashash, dhe kapjen e personave me precedent penalë, ka hasur në rezistencën e një grup personash të cilët kanë hapur zjarr ndaj policisë.
Në terren ndodhen 500 forca policie, pёrkatёsisht blutë e Qarkut Gjirokastër tё mbёshtetura dhe nga forcat speciale RENEA dhe forcat e Ndërhyrjes sё Shpejtë, ndërsa operacioni drejtohet nga kreu i Policisë Artan Didi.
 
Me anë të një njoftimi për mediat, Policia e Shtetit bën me dije se aktualisht në Lazarat vazhdon shkëmbimi i zjarrit nga personat e lokalizuar, ku mes të cilëve është identifikuar dhe Razip Mahmutaj, i njohur për veprimtarinë e tij kriminale.
 
Sipas policisë, Mahmutaj është arrestuar kohë më parë dhe është dënuar me 22 vite burgim, por një dekret i Presidentit në vitin 2006 i ka dhënë atij lirinë me anë të faljes.
 
Një ditë më parë nga këta persona dyshohet se është qëlluar dhe ka mbetur i plagosur një 45-vjeçar nga fshati Lazarat, ndërsa prej 48 orësh operacioni vazhdon pa ndërprerje.
 
Drejtues të Policisë së Shtetit bëjnë me dije se operacioni nuk do të ndërpritet dhe do të vazhdojë deri në arrestimin e këtij grupi kriminal, paçka kundërshtisë së tyre duke qëlluar mbi blutë.

Policia jep detaje për operacionin: Vijon prej disa ditësh, të shtëna me armë nga Lazarati drejt efektivëve
Policia e Shtetit jep detaje lidhur me ngjarjen e Lazaratit dhe operacionin për ndërhyrje në këtë fshat. Sipas policisë, aksioni për identifikimin dhe asgjësimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike, ka nisur në shkallë të gjerë prej disa ditësh, në kuadër të masave të marra nga policia në këtë drejtim.
 
Policia thekson se gjatë aksionit ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të uniformave blu nga banorë të Lazaratit, të cilët tashmë janë identifikuar. Si pasojë këtyre të shtënave mbeti i plagosur një 45-vjeçar nga Lazarati.
 
Policia e Shtetit njofton se do të vijojë aksioni për asgjësimin e bimëve narkotike, si dhe për kapjen e personave që qëlluan me armë në drejtim të policisë.

Njoftimi i policisë për aksionin në Lazarat
Strukturat e Policisё sё Shtetit nё kuadёr tё masave tё marra pёr identifikimin e asgjesimin e sipёrfaqeve tё kultivuara me bimё narkotike, prej disa ditёsh kanё ndёrmarrё njё operacion nё shkallё tё gjёrё nё fshatin Lazarat pёr asgjesimin e njё sipёrfaqe tё identifikuar tё kultivuar me kanabis sativa.
 
Gjatё veprimeve tё ndёrmarra nga strukturat e Policisё sё Shtetit nё kuadёr tё kёtij operacioni nga njё grup personash tё identifikuar ёshtё qёlluar me armё zjarri nё drejtim tё forcave tё policisё, ku si pasojё e tё shtёnave kundёr kёtyre forcave, mbeti i plagosur dhe njё 45 vjeҫar, banor i fshatit Lazarat.
 
Strukturat e Policisё sё Shtetit, pёrkatёsisht forca tё Drejtorisё sё Policisё sё Qarkut Gjirokastёr tё mbёshtetura dhe nga forcat speciale RENEA dhe forcat e Ndёrhyrjes sё Shpejtё po vijojnё veprimet, me qёllim asgjesimin e sipёrfaqes sё identifikuar tё kultivuar me bimё nakotike kanabis sativa dhe kapjen e personave qё qёlluan nё drejtim tё forcave tё policisё, disa banorё tё fshatit dhe disa nga zona tё tjera.
 
Nё drejtim tё forcave pjesёmarrёse nё operacion prej mbrёmjes sё djeshme po vijon tё qёllohet me armё zjarri nga ky grup personash, duke pёrdorur dhe armё tё rёnda si antitank, mitroloz i rёndё e i lehtё, mortaja etj.
 
Nga vepiemt e ndёrmarra ёshtё identifikuar vendi, prej nga ky grup personash po qёllon me armё zjarri, ku janё lokalizuar nё banesёn e shtetasit Gate Mahmutaj, person me precedentё kriminalё, i arrestuar nga forcat RENEA, i dёnuar me vendim gjykate dhe i falur mё pas nga Presidenti i Republikёs.
 
 Nga strukturat e Policisё sё Shtetit nё kuadёr tё kёtij operacioni po bashkёpunohet me Prokurorinё e rrethit.
 
Po ashtu ёshtё kёrkuar bashkёpunimi i pushtetit lokal dhe i banorёve tё fshatit Lazarat, qё tё distancohen nga ky grup personash dhe tё japin kontributin e tyre nё drejtim tё kapjes sё kёtyre personave.
 
Policia e Shtetit po vijon me masat e ndёrmarra nё kuadёr tё kёtij operacioni. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here