Home Sport Mesi i jep fitoren Argjentines kunder Bosnjes

Mesi i jep fitoren Argjentines kunder Bosnjes

684
0

mesi-argentinaShënon Bosnja dhe fiton Argjentina…! T’i bësh dhurata Mesit është e tepëruar, edhe kur skuadra e tij vendos të luajë vetëm një pjesë loje, ashtu siç bëri dje. Xheko me shokë luftuan me shpirt, por debutuesve nuk u mjaftoi sepse kishin kundër fatin dhe një rival cinik deri në mërzi. Mesit iu deshën vetëm 45 minuta të “ndizte” Argjentinën e tij dhe të thyente një mallkim që zgjaste prej 8 vitesh në ndeshjet e botërorëve.

ARGJENTINË – BOSNJE H. 2-1
GOLAT: Kolashiniç 3’ (ag), Mesi 65’/ Ibiseviç 85’
ARGJENTINA (5-3-2): Romero, Zabaleta, Garai, Kampanjaro (Gago 46’), Fernandez, Roho, Maskerano, Rodriguez (Higuain 46’), Di María, Mesi, Aguero Trajner: Alehandro Sabeja
Bosnje H. (4-4-1-1): Begoviç, Spahiç, Mujxha (Ibiseviç 69’), Biçakçiç, Beshiç, Kolashiniç, Misimoviç (Medunjanin 74’), Pjaniç, Luliç, Hajroviç (VIska 71’), Xheko, Trajner: Safet Sushiç
Kartonë të verdhë: Roho 25’/ Spahiç 63’
Arbitër: Joel Aguilar (Uruguai)
Spektarorë: 78.883

Ndeshja
Argjentina kaloi në avantazh që në minutën e tretë prej një episodi të pafat të mbrojtësit Kolashinac që realizoi autogol. Mesi ekzekutoi një goditje dënimi, topi i harkuar kaloi pasqyrën e portës dhe aksidentalisht përplaset në këmbët e boshnjakut duke përfunduar në rrjetë. Deri tani ky është edhe goli më i shpejtë i këtij Botërori. Gjithsesi skuadra e Sushiç nuk u step, përkundrazi dukej e zemëruar dhe arriti që për afro 35 minuta t’i imponohej rrezikshëm Mesit me shokë. Me një vendosje të shkëlqyer në modulin e “pemës së krishtlindjeve”, ballkanasit i lanë shumë pak hapësira Argjentinës, e cila u detyrua të aplikonte shpesh goditjet nga jashtë zonës për të depërtuar mbrojtjen rivale. Rastin më të mirë Argjentina e pati në minutën e 32-të, pas një gjuajtjeje potente nga distanca të Maskeranos, që u grushtua rrufeshëm nga portieri Begoviç. Një minutë më pas Xheko tregohet egoist, teksa preferon të gjuajë vetë nga jashtë zonës, ndërkohë që mund të kishte shërbyer për Luliçin. Në minutën e 41-të ishte pikërisht Luliçi, që pas një gjuajtjeje me kokë në goditje këndi mund të kishte barazuar, por Romero bëri një mrekulli duke devijuar topin.

Pjesa e dytë
Sabeja bën menjëherë dy lëvizje, duke hedhur në fushë Higuanin dhe Gagon në vend të Rodriguezit dhe Kampanjaros. Manovër që funksionoi. Aksioni i parë në stilin argjentinas, ishte ai mes Gagos, Mesit dhe Agueros në minutën e 54-ët, por ky i fundit u nxitua dhe në momentin final gjuajti lartë duke e dërguar topin në tribunë. Argjentina ndërron marsh në 35 minuta e mbetura, duke sulmuar më tepër. Në minutën e 65-të Mesi realizon një kryevepër, teksa dribloi Biçakçiç dhe me një të majtë vrastare nga jashtë zonës dyfishoi rezultatin. Golin e fundit në botëror e kishte shënuar në 2006-ën. Në minutën e 84- ët Ibiseviç shkurtoi diferencat, pas një asisti të marrë nga Luliç, duke i dalë pas krahëve mbrojtësit Fernandez dhe duke ndëshkuar Romeron. Në fund festoi Argjentina!

Sabeja: Ishim të trembur në start
Trajneri Ajehandro Sabeja ka pranuar pas ndeshjes se Argjentina luajti siç pritej vetëm në pjesën e dytë. “Një fitore e rëndësishme, por jo një ndeshje për t’u mbajtur mend. Në pjesën e parë patëm vështirësi në menaxhimin e hapësirave në gjysmëfushën kundërshtare dhe mendoj se kjo ndodhi ngaqë u treguam ekstremisht të kujdesshëm, çka hera herës solli pasiguri tek ne. E dinim që Bosnja është një skuadër me cilësi dhe me një formë fizike të admirueshme, por ne duhet të shfrytëzojmë më mirë potencialin tonë dhe të mos ishim aq të trembur. Në pjesën e dytë sulmuam më tepër dhe jo vetëm që arritëm të shënonim, por edhe u argëtuam në fushë”, u shpreh trajneri i Argjentinës për “Ar-Diario”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here