Home Aktualitet Durrës e Elbasan, tre aksidente, 6 të plagosur e 1 i vdekur

Durrës e Elbasan, tre aksidente, 6 të plagosur e 1 i vdekur

630
0

aksidentNjë aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Maminas – Gjiri i Lalëzit, ku katër të rinj kanë dalë nga rruga me makinë dhe si pasojë ka mbetur i vdekur, 20-vjeçari Orjan Avdia. Ngjarja ka ndodhur pranë Urës së fshatit Shkafane Ishëm me mjetin “Wolsvagen Jeta” me targa TR 5959 L. Makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me lokalin në krah të saj, ku si pasojë ka vdekur Avdia dhe kanë mbetur të plagosur tre shokët e tij: Rejan Dervishaj, 19 vjeç; Kristjan Karapanxha, 20 vjeë dhe Enea Kollgjeri, 18 vjeë, të cilëve iu dha ndihma e parë në Manzë dhe i nisën drejt spitalit të Durrësit. Tre të dëmtuarit paraqiten jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Durrësit ka njoftuar se në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, që po heton rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Po ashtu, sot, dy aksidente të tjera kanë ndodhur në Elbasan brenda 30 minutave me 3 të plagosur . Aksidenti i parë ndodhi në fshatin Mjekës kur një furgon mallrash u përplas me dy mjete të tjera. Nga aksidenti u shënuan 2 të plagosur, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin Elbasanit. Policia shoqëroi drejtuesin e furgonit.

Aksidenti tjetër u shënua në aksin Elbasan-Cërrik, ku makina Ford AA416GK përplasi një kalimtar. Drejtuesi i mjetit Gentian Jolla aksidentoi Fatime Mustafaraj 49 vjeç. E aksidentuara është jashtë rrezikut për jetën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here