Home Aktualitet Vella e moter vdesin ne nje aksident automobilistik ne Itali

Vella e moter vdesin ne nje aksident automobilistik ne Itali

694
0

ago2

Ata po ktheheshin për në Trevizo, ku edhe banonin. Tre të rinjtë pak para se të largoheshin nga Milano, bënë një foto “selfie”.

Daniela Ago, Antonio Ago (vëlla e motër dhe Alberto Casagrande nuk e kishin imagjinuar se ky do të ishte imazhi i fundit i tyre për familjarët dhe të afërmit

ago1

ago

“Të frymëzuar nga koncerti i Foals”, shkruante Daniela në komentin e selfies së realizuar nga vëllai i saj.

Ata udhëtonin me një makinë “Suzuki Swift”, ku u përplasën nga një furgon.

Tre të rinjtë ishin në kulmin e jetës pasi Daniela, 21 vjeçe, studionte Drejtësi në Trieste dhe e shihte veten një avokate, kurse vëllai i saj Antonio, 23 vjeç, sapo ishte diplomuar në Ekonomi.

Të dy ata, të cilët sapo kishin marrë nënshtetësinë italiane, ndanin pasione të përbashkëta pasi shpesh ndiqnin koncerte të muzikës rock

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here