Prej ditësh komentohej në media një ndarje midis këngëtares me origjinë kosovare Rita Ora dhe të dashurit të saj Dj. Calvin Harris. Por ka qenë ky i fundit, i cili i ka “vënë kapakun” kësaj historie duke pranuar ndarjen me Orën.
“Unë dhe Rita i dhamë fund lidhjes sonë disa kohë më parë. Ajo është e një vajzë e bukur dhe e talentuar, i uroj vetëm më të mirat.”
Çifti është ndarë që pas publikimit të këngës më të fundit të Rita Orës, “I Will Never Let You Down”, ku Calvin është producenti i saj.
Ndërkohë këngëtarja me origjinë kosovare ende nuk është prononcuar në lidhje me përfundimin e historisë së saj.