Home Aktualitet I infiltruari zbuloi bazën e tritolit, pranga 4 ushtrakëve

I infiltruari zbuloi bazën e tritolit, pranga 4 ushtrakëve

620
0

cipa1Hetimet për një plagosje nga Komisariati numër 2 në kryeqytet kanë çuar në zbulimin e një baze të shitjes së eksplozivëve në vend. Në sajë të operacionit të koduar “Porosia” janë vënë në pranga katër ushtarakë, ndërkohë që po hetohet nëse ka edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë grup. Më konkretisht, blutë e Tiranës kanë arrestuar 36-vjeçarin Ilir Dhimo, 46-vjeçarin Pëllumb Daci, të dy banues në Krujë, 27-vjeçarin Emild Taku dhe 40-vjeçarin Artur Çelo, të dy banues në Tiranë. Sipas burimeve policore, Dhimo është edhe “koka” e grupit, i cili mendohet se është edhe personi që siguronte eksplozivët dhe municionet. Ndërsa tre personat e tjerë të arrestuar ishin sekserët për gjetjen e klientëve të interesuar për blerjen e tritolit. Ndërkohë mendohet se tritoli që është përgatitur nga ky grup, të jetë përdorur nga persona të ndryshëm edhe në disa ngjarje në Tiranë, por edhe në Fushë-Krujë.

Skema
Burime nga forcat blu sqarojnë se gjithçka është zbuluar në sajë të përgjimeve të grupit, pasi dy prej anëtarëve të grupit kanë qenë në hetim, të dyshuar për një plagosje. Por, gjatë përgjimit të telefonatave është vënë re se ky grup ishin në gjendje që të siguronin sasi të mëdha eksplozivi dhe më pas t’ua shisnin grupeve kriminale, pasi nuk ishin në gjendje që t’i montonin vetë. Madje, të njëjtat burime bëjnë me dije se kundrejt shitjes së një kilogrami C4, anëtarët e grupit fitonin shuma të mëdha parash, deri në 1000 euro për kg. Burime nga forcat blu të kryeqytetit pohojnë se mbrëmjen e së hënës, në rrugën “Sadik Petrela”, ‘koka’ e grupit, Ilir Dhimo ishte me një motor papaq, shoku i tij, Pëllumb Daci me një automjet tip “Audi”, Aurel Çelo ka qenë me një biçikletë në pritje të blerësve me 10 kg C4 me vete, të cilën e kishin bërë gati për shitje, ndërsa i arrestuari i katërt, Emild Taku ka qenë pak më tutje shokëve të tij për të parë se mos vinin forcat e policisë. Por, personi që do të vinte për të blerë sasinë e lëndës eksplozive nuk ka qenë tjetër, veçse një “blerës” i stimuluar nga policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here