Home Aktualitet Sarandë, policia kap dy çanta me 40 kg Kanabis

Sarandë, policia kap dy çanta me 40 kg Kanabis

484
0

Policia zhvilloi një operacion antidrogë në aksin Sarandë-Delvinë, ku dhe sekuestroi një sasi prej 40 kg Kanabis Sativa të ndarë në dy çanta.

Droga transportohej nga një makinë tip ‘Mercedes Benz’. Sapo dy personat që ndodheshin në makinë konstatuan se po ndiqeshin nga policia, hodhën dy çantat e drogës dhe mundën të largoheshin duke përfituar nga terreni dhe nga errësira.

Policia është duke punuar për kapjen e dy transportuesve që ndodheshin në makinën tip ‘Benz’. Aksioni i policisë u zhvillua gjatë mesnatës për të luftuar trafikun e drogës nga Lazarati.

Prej kohësh, policia ka ngritur postblloqe në fshatin Picar dhe në Delvinë, që sipas uniformave blu këto janë dy korridoret e drogës që del nga Lazarati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here