Home Aktualitet Dritan Dajti denohet me 4 burgime te perjetshme

Dritan Dajti denohet me 4 burgime te perjetshme

233
0

dritan-dajtiPesë vjet pas vrasjes së 4 efektiëve të skuadrës së operacioneve speciale të policisë gjatë arrestimit të Dritan Dajtit gjykata foli:

Janë 4 dënime përjetë për 4 oficerët e vrarë, pafajësi për vrasjen e shokut të tij Ledion Mara, që ndodhej në të njëjtën makinë me Dajtin në 7 gusht kur ndodhi shkëmbimi i zjarrit gjatë arrestimit nga skuadra e operacioneve speciale, dhe 15 vite burg për plagosjen e një pushuesi që ndodhej në vendin dhe në momentin e gabuar në Plazhin e Durrësit.

Vendimi i jep fund 276 seancave dhe ngërçit që krijoi për bllokimin e procesit gjyqësor në Gjykatën e Krimeve të Rënda, për faktin se asnjë avokat kryesisht nga 120 që ka lista nuk guxonte të mbronte Dajtin dhe ky i fundit nuk merrte asnjë avokat tjetër për mbrojtjen e interesave të tij.

Senaca për vendimin u krye me dyer të mbyllura sikur janë zhvilluar të gjitha seancat e 2 muajve të fundit.

Sokol Koçiu në cilësinë e Drejtorit Ekzekutiv të Byrosë së Mbrojtjes së të Burgosurve ka deklaruar se seance e sotme nuk ishte e ligjshme. Për gjykatën ligji e parashikon vleshmërinë e seancës në kushtet kur i dënuari pyetet dhe pranon vetë të mos flasë.

Gjykata vendosi të zhvillonte procesin me dyer të mbyllura pas disa kërcënimeve në sallë të Dajtit ndaj kryetarit të togave të zeza Idriz Mulkurti, si edhe bërjen publike të një fotoje të vajzës së gjyqtarit me një person të deklaruar si kunati i të pandehurit. Në bazë të këtyre Dajti kërkonte përjashtimin e Mulkurtit nga trupi gjykues.

Dritan Dajti më 7 gusht 2009 ekzekutoi efektivët e policisë, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj në aksionin për arrestimin e tij në Plazhin e Durrësit. Dajti ishte në kërkim pas arratisjes së bujshme nga Gjykata e Faktit në Tiranë, ku rigjykohej për vrasjen e një biznesmeni të ndërtimeve.

Previous articleMotra e 17-vjeçares: Xhaxhai i vrau se nuk e pyeten per fejesen
Next articleNdarja e re administrative, Greqia shpreh shqetesimin e saj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here