Home Aktualitet Motra e 17-vjeçares: Xhaxhai i vrau se nuk e pyeten per fejesen

Motra e 17-vjeçares: Xhaxhai i vrau se nuk e pyeten per fejesen

81
0

vrasje-fier1“Nuk dua ta besoj se xhaxhai më vrau motrën. Ai më vrau nënën, babanë dhe xhaxhain. Kjo që ndodhi është e tmerrshme”. Kështu u shpreh dje motra e vogël e Merushe Vrapit. E tronditur, 15-vjeçarja tregoi për “Gazeta Shqiptare” se u shpëtoi plumbave të xhaxhait të saj 73-vjeçar.

Mund të na thuash se si ndodhi ngjarja?
Unë nuk isha në shtëpi kur xhaxhai im, Bajrami bëri masakrën.
Po merresha me punët e shtëpisë, pasi po fejonim motrën. Isha jashtë. U nisa për tek shtëpia e xhaxhait të madh (autorit të krimit) pasi do të takoja xhaxheshën për një porosi të mamasë. Dëgjova të shtëna. U tmerrova. Hyra në oborr dhe aty takova gruan e xhaxhait, Afërditën.

Çfarë të tha gruaja e xhaxhait tënd?
Ajo ishte e tmerruar dhe më tha që të largoheshim nga banesa e saj. “Ikim shpejt. Ka bërë palaçollëk i uruari. Ai mund të na vrasë edhe ne”.

U larguat?
Po. Dolëm nga shtëpia dhe bashkë me xhaxheshën e fshehëm tek banesa e nuses së njërit prej kushërinjve tanë.
E patë xhaxhain tuaj?
Po e pamë. Ai doli me çifte në dorë nga shtëpia dhe mori rrugën në fund të lagjes.

Pse e bëri vrasjen xhaxhai?
Ne sot (dje) fejonim motrën, Merushen. Dje (të hënën) pasdite erdhën njerëzit e djalit që donte motra e pasi pinë një kafe, e lanë për sot (dje) që të bënim një si fejesë të vogël. Xhaxhai u bë xheloz që nuk e pyeti babai për fejesën e motrës, ndaj e bëri këtë gjëmë.

Previous articleTragjedi ne Fier, vret 4 familjaret dhe me pas edhe veten
Next articleDritan Dajti denohet me 4 burgime te perjetshme

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here