Home Aktualitet Tragjedi ne Fier, vret 4 familjaret dhe me pas edhe veten

Tragjedi ne Fier, vret 4 familjaret dhe me pas edhe veten

555
0

vrasje-fierPërgjaket mëngjesi i kësaj të marte me një vrasje tragjike të 5-fishtë duke shuar një familje. Bajram Vrapi ka vrarë me armë gjahu (çifte) mbesën e tij minorene, dy vëllezërit e tij, kunatën dhe pas këtij akti tragjik, i ka dhënë fund edhe jetës së tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të kësaj të marte, në fshatin Suk 2 të komunës Strum të Fierit.


Duhej të ishte ditë gëzimi në familjen e Xhemal Vrapit të fshatin Suk 2 të komunës Strumë në Fier, pasi fejonte vajzën Merushe që në Dhjetor mbushte 18 vjeçe.

Por, është kthyer në ditë morti, pasi Barjami, 73 vjeç, i ka shkuar në banesë vëllait që fejonte vajzën dhe ka vrarë Xhemalin 69 vjeçar, mbesën e tij Merushen, të ëmën e vajzës që ishte dhe bashkëshortja e Xhemalit, Dritën 43 vjeçe, si edhe vëllanë tjetër, Besimin, 60 vjeç, i cili kishte edhe vetë një vajzë në moshën e Merushes, dhe që kishte ndërhyrë për të shmangur gjakderdhjen në banesën e Xhemalit.

Bajrami në të njëjtën kohë është nisur drejt banesës tij me qëllim për të ekzekutuar bashkëshorten, Afërdita Vrapi, 56 vjeçe, të cilën nuk e ka gjetur në banesë. Kjo e fundit pak momente pas krimit shprehet e shokuar për ngjarjen e rëndë, teksa nguron të ndalet tek arsyet.

Pas krimit, Barjami është larguar në drejtim të një are me misër, ku i rrethuar nga policia, ka vrarë veten me të njëjtën çifte gjahu që kishte vrarë 4 pjesëtarët e tjerë të familjes.

Vetëvrasja ka mbyllur çështjen për policinë, ndërsa hetimet janë përqëndruar në motivin që u bë shkak për këtë masakër në familjen Vrapi.

Burimet policore thanë se ngjarja lidhet me fejesën e Merushes, për të cilën xhaxhai i saj Barjami nuk ishte dakord, ndërsa mësohet se dreka e fejesës mes dy familjeve në krushqi, do të hahej sot.

Është ende e paqartë se çfarë e kishte zëmëruar kaq keqas Barjamin që të kryente një reagim të tillë duke shkuar me çifte në familjen e të vëllait ku përgatitej dreka e fejesës dhe të vriste 3 pjesëtarë të kësaj familje, vëllanë, dhe në fund veten.

Deshmia

Samet Toksa: E takova Barjamin menjëherë pas krimit mearmën në dorë..refuzoi të dorëzohej dhe vrau veten

Samit Toska, banor i fshatit ku ndodhi krimi makabër i 5-fishtë në familjen Vrapi, tregon për mikrofonin e A1 REPORT se e ka takuar Bajramin, menjëherë pasi kishte vrarë 4 pjestrarët e familjes dhe thotë se 73-vjeçari refuzoi të dorëzohej.

“30 minuta pas krimit makabër e takova 73 vjeçarin.

Më rrëfeu se kishte vrarë dy vëllëzërit, kunatën dhe mbesën vetëm 17-vjeçare, ishte me armën e krimit në dorë. I kërkova të dorëzohej në Polici pas këtij krimi që kishte kryer, por ai refuzoi me ngulm.

Nuk munda të bëja asgjë, ai me armë në dorë u drejtua tek një arë më misër, aty më pas dëgjova të shtëna, ai kishte vrarë vetën. Njoftova menjherë dhe djalin e tij për këtë krim makabër, që tronditi gjithë fshatin”, rrëfen Toska.

Si ndodhi krimi makaber

Bajrami shkoi ne banesen e vellait te tij Xhemalit, qelloi me cifte 4 pjestaret e familjes..kunder fejeses se mbeses
Bajram Vrapi, 73 vjeç ka hyrë në banesën e vëllait të tij dhe ka qëlluar me armë gjahu ndaj pjestarëve të familjes, duke lënë të vdekur në vend, dy vëllezërit, Xhemal dhe Besim Vrapi 69 dhe 60 vjeç, kunatën e tij Drita Vrapi 43 vjeç dhe mbesën minorene Merushe Vrapi vetëm 17 vjeç (vajza e Xhemal Vrapit)

Sipas informacioneve paraprake në lidhje me këtë ngjarje tragjike, dyshohet se autori të ketë qenë kundër fejesës së mbesës së tij 17-vjeçare, ku dreka e fejesës do të hahej sot nga dy familjet në krushqi.

Pas krimit te 4-fishte, Bajrami rrethohet nga policia ne nje are misri…nuk dorezohet por vret veten me cifte

Fqinjët kanë njoftuar uniformat blu për këtë ngjarje tragjike, ndërsa në banesë policia gjeti të pajetë 4 pjestarët e familjes Vrapi, vëllezërit Xhemal dhe Besim Vrapi, kunatën dhe 17-vjeçaren. Pas krimit makabër autori ishte larguar nga banesa dhe kanë qenë banorët ata të cilët i kanë treguar policisë së Fierit për drejtimin që ai kishte marrë.

Autori është rrethuar nga policia në një arë misti në afërsi të banesës dhe pas thirrjes së policisë për t’u vetëdorëzuar ai është vetëvrarë me armën e gjahut që qëlloi për vdekje 4 pjestarët e familjes së tij

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here