Plagoset me armë drejtori i inspektoriarit ndërtimor në bashkinë e Tiranës Ardit Kaja. Ngjarja ka ndodhur rret orës 10.00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në afërsi të Ministrisë së Bujqësisë.
Dy persona në motorr dhe të makuar me kaskë i janë afruar atutomjetit të tipit Hyndai të drejtuar nga 37-vjeçari Kaja dhe një prej tyre ka qëlluar në drejtim të tij. Nga plumbat e qëlluar vetëm njëri e ka kapur në në këmbën e mjatë drejtorin e inspektoriarit ndërtimor në bashkinë e Tiranës Ardit Kaja.
Menjëhërë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta të policisë së Tiranës, oficerë të Policisë për Hetimin e Krimeve të rënda, ekspert Kriminalist, të cilët bënë të mundur sigurimin dhe kqyrjen e vendit të ngjarjes, duke mbledhur dhe administruar provat e gjetura në vendin e ngjarjes si dhe në automjetitn e Kajës.
Ndërsa kreu i inspektoriatit ndërtimor Ardit Kaja është dërguar në spitalin Ushtarak të Tiranës për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe sipas bluzave të bardha mësohet se plumbi që ka martë 37-vjeçari ndodhet në këmbën e majtë dhe se është kryer një ndërhyrje kirurgjikale për ta hequr. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia e kryeqytetit ka nisur menjëherë hetimin dhe pistat e që po heton janë dy, ajo e fushatës elektorale, por nuk përjashtohet as motivet personale. Por ajo që do të hedh dritë se cila pistë do të jetë kryesore do të jetë dëshmia e të plagosurit Ardit Kaja.