Ndarja e re territoriale e Shqipërisë, ka nxitur edhe reagimin e Athinës zyrtare. Ka qenë vetë Ministri i Jashtëm grek Evangelos Venizelos i cili ka telefonuar sot homologun e tij shqiptar Ditmir Bushati.
Lajmi bëhet i ditur nga vetë Ministria e Jashtme e Greqisë në një njoftim zyrtar për shtyp. Sipas njoftimit në fjalë, Venizellos i ka shprehur Bushatit shqetësimin e komunitetit grek sa i përket ndarjes së re territoriale.
Venizellos ka theksuar se shqetësimi i komunitetit grek është një cështje kritike dhe mjaft e ndjeshme për Athinën zyrtare. Në vazhdim, kryediplomati grek i ka shprehur Bushatit se mes dy vendeve ka një sërë temash të hapura, zgjidhja e të cilave duhet të përparojë, pa qenë nevoja e shtimit të çështjeve të tjera në marrëdhëniet ndërmjet fqinjëve.
Sipas komunikatës për shtyp të Ministrisë së Jashtme greke, kryediplomati grek i telefonoi ministrit të Jashtëm shqiptar, në vazhdim të letërkëmbimit që ka pasur me të në datën 10 Qershor, pikërisht për këtë çështje.
Më tej, shefi i diplomacisë greke i kujton Tiranës se, tani që Shqipëria ka marrë statusin e vendit kandidat për Bashkimin Europian, do të duhet që vendi ynë të plotësojë një sërë detyrash, ku e drejta europiane duhet të mbizotërojë dhe të plotësohen kriteret e Kopenhagenit, përfundon deklarata për shtyp e Ministrisë së Jashtme greke.
Bushati: Është një cështje e brendshme, e kemi diskutuar gjatë
Është cështje e brendshme! Kështu i është përgjigjur ministri shqitpar i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, interesit të palës greke për reformën territoriale.
Sipas zyrës së shtypit të Ministrisë së Punëve të Jashmne e cila zbardhi bisedën telefonike me Venizellos, Bushati i ka shprehur homologut grek se reforma territoriale është diskutuar gjatë në Kuvendin e Shqipërisë dhe është trajtuar nga një komision i posaçëm parlamentar.
“Ministri Bushati theksoi se reforma administrative-territoriale ka si synim kryesor rritjen e funksionalitetit të njësive vendore dhe rritjes së kapaciteteve dhe burimeve të tyre financiare në interesin e të gjithë qytetarëve, në respekt të parimeve”
Venizellos pret neser ne Athine, kreun e PBDNJ-se, Vangjel Dule
Ndërkohë në një njoftim tjetër të Ministrisë greke bëhet e ditur se kreu i PBDNJ do të vizitojë nesër shtetin fqinj ku do të pritet në një takim me ministrin e jashtëm Venizellos