Edhe pse nëna mund të jetë me grip është e mundur të japë gji duke ndihmuar kështu në mbrojtjen e fëmijës nga viruset sezonale. Qumështi i gjirit është mbrojtja më e mirë për fëmijën! Nëna nëpërmjet qumështit i transmeton fëmijës disa antitrupa të virusit të gripit që e bëjnë atë më pak të prekshëm nga gripi.
Dhënia e qumështit mund të jetë e mundimshme kur nëna është e sëmurë dhe temperatura e lartë mund ti shkaktojë asaj lodhje. Prandaj është e rëndësishme që të kujdesen për tu shëruar. Nëse është e nevojshme marrni anti inflamatorë ose analgjezikë, si paracetamoli; në qoftë se ky i fundit nuk lehtëson simptomat përdorni ibuprofen. Përdorimi i tyre nga ju nuk shkakton probleme për fëmijën. Antibiotikët më të përdorura, të tilla si penicilinat, makrolidet dhe cefalosporinat, janë në përputhje me dhënien e gjirit.
Ideja e një nëne që jep gji e cila nuk është mirë të kurohet duhet të vihet mënjanë, ashtu si ideja që për të mirën e fëmijës nëna duhet ta detyrojë veten për të ngrënë edhe pa dëshirë. Është mirë të hani e të pini sipas nevojave natyrale, duke pasur parasysh se natyra vjen në ndihmë në këtë fazë të jetës suaj, duke shfrytëzuar rezervat e trupit për të prodhuar qumësht.