Home Shendetesi Depresioni, çfare e shkakton dhe si ta kurojme

Depresioni, çfare e shkakton dhe si ta kurojme

845
0

depresioniKa raste depresionesh për të cilat është e vështirë të kuptosh shkakun: Nuk ka pasur ngjarje të padëshirueshme, shëndeti edhe situata e përgjithshme është e mirë. Madje gjendja mund të jetë edhe e lulëzuar: avancime në karrierë, sukses në dashuri,etj. Megjithatë, disa prap bien në depresion. Një krizë e shurdhër, e ngadalshme, e padukshme por progresive; e cila shuan dalngadalë entuziazmin, heq kuptimin e gjithckaje që bëhet dhe shtyn drejt një humori të errët, duke sjellë lodhje për të jetuar dhe ndjerë të gjitha ato që bëni . Personi pothuajse gjithmonë nuk bëhet i vetëdijshëm sepse është mësuar me atë gjendje, i zhytur në një botë të brendshme pa gëzim. Si mund të ndodhë kjo?

Në shumë raste, shkaku qëndron në një nga mendimet më të dëmshme që mund të ekzistojnë: <> << Por në qoftë se unë bëj diçka të gabuar apo kam një performancë më poshtë pritshmërive, është e pafalshme, është dramatike, kam zhgënjyer të gjithë dhe asgjë nuk ia vlen më!>> Në praktikë, personi mund të “martirizojë” veten por nuk mund të gëzojë, nuk mund të festojë një rezultat, nuk mund të urojë veten për atë që bën mirë. Pozitivja gjithmonë banalizohet, ndërsa negativja zmadhohet në ekstrem. Ky model zakonisht merret nga familja e origjinës, nga e cila mund të dalin fjali të tilla si: <> <> << Një kampion si ti nuk mund të dështojë!>> Dhe syri përherë drejtohet në atë që mungon, për tju nxitur e stimuluar për të bërë edhe më mirë, në mënyrë që të mos flini mbi dafina. Cdo gjë e përforcuar nga një kulturë e performancës dhe ” e të shikuarit gjithmonë përpara”. Ky është një model mendor i cili e bën si të pritshmëm çdo sukses, pengon personin jo vetëm të gëzojë, por edhe të ndihet i gjallë dhe efektiv, i kënaqur dhe me vetëbesim.

Por truri nuk mund të jetojë duke qëndruar vetëm në mes të “normales” dhe “negatives”. Ka nevojë edhe për pozitiven, dmth ta urosh veten dhe tja njohësh meritat asaj. Përndryshe, me kalimin e kohës humbasin në nivel global ato që mohohen në çdo rast, pra gëzimi dhe vetëvlerësimi, duke rënë në një krizë të thellë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here