Home Aktualitet Shperthim tritoli ne banesen e Mehillaj

Shperthim tritoli ne banesen e Mehillaj

84
0

vlore-shtepia-e-genis-mehillajNjë shpërthim i fuqishëm tritoli ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “28 nëntori” në qytetin e Vlorës. Sipas policisë, lënda plasëse mendohet të ketë qenë me fitil përcjellës, por ende nuk dihet sasia e saj.

Shpërthimi ka ndodhur në oborrin e banesës e Andon Mëhillajt, njërit nga ndërmjetësit e vrasjeve me pagesë të kryera nga Julian Sinanaj, anëtar i BANDES SE TRITOLIT. Nuk ka persona të lënduar. Gjatë natës janë shoqëruar disa persona të dyshuar.

ORA 10:21 POLICIA: NGA SHPËRTHIMI DËME MATERIALE  
Policia e Vlorës ka reaguar zyrtarisht në lidhje me shpërthimin e ndodhur mbrëmë në banesën e Andon Mëhillajt.

“Nga Strukturat Kundër Krimeve të Rënda në Policinë e Qarkut, ka filluar procedimi penal dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të cilët më datë 9 shkurt 2014 rreth orës 22:30 kanë vendosur një sasi lënde shpërthyese në oborrin e banesës së shtetasit A. M., 38 vjeç, banues në Vlorë në lagjen “28 Nëntori”, thuhet në njoftimin e Policisë së Vlorës.

“Si rezultat i shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale në ambientet e jashtme të banesës (thyerje e xhamave të dyerve dhe dritareve). Materialet procedurale do ti referohen organit të Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme penale”, ka bërë të ditur zyrtarisht Policia e Vlorës.

ORA 10:07 SHPËRTHIMI NË BANESËN E ANDON MËHILLAJT, DISA TË SHOQËRUAR
Policia e Vlorës është duke bërë hetime të shumta në lidhje me shpërthimin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në banesën e Andon Mëhillajt. Burime nga uniformat blu të qytetit bregdetar kanë bërë të ditur se, gjatë natës janë shoqëruar disa persona, të dyshuar por edhe si njerëz që mund të kenë dijeni për konfliktet e familjes Mëhillaj.

Hetimet e policisë janë përqendruar në pistën e problemeve që ka familja Mëhillaj dhe mendohet se ngjarja është një paralajmërim për ngjarjet ku ata janë përfshirë në disa vrasje dhe atentate me tritol të bëra në Vlorë. Andon Mëhillaj njihet si ndërmjetës i vrasësit me pagesë Julian Sinanaj.

SHPERTHIM NE BANESEN E POROSITESIT TE VRASESIT JULIAN SINANAJ
Lënda eksplozive është hedhur në oborrin e banesës së Andon Mëhillajt rreth orës 22:30 të ditës së djeshme, ndërsa mësohet se në banesë nuk ndodhej asnjeri në momentin e shpërthimit.

Familja Mëhillaj ishte larguar nga banesa pas shpalljes në kërkim të dy vëllezërve për porositjen e disa krimeve, vrasje dhe vendosje lëndësh eksplozive.

Policia e Vlorës ka mbërritur në vendgjarje dhe ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje të rëndë. Mësohet se, nga shpërthimi i fuqishëm ka vetëm dëme materiale, si dhe thyerje xhamash edhe në banesat përreth, por fatmirësisht nuk ka asnjë person.

Sipas policisë, zona ku ka ndodhur ngjarja është e ndriçuar dhe në momentin kur ka ndodhur shpërthimi mësohet se në rrugë nuk ka pasur asnjë njeri.

Pista kryesore e hetimeve, është ajo e një paraljmërimi për Andon Mëhillajn, emri i të cilit pëmendet shumë kohët e fundit, se së bashku me kushuririn e tij, Genis Mëhillajt kanë bërë një sërë porosish për atentate dhe vrajse të ndodhura në Vlorë dhe më gjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here