Home Aktualitet Droga, anijet shmangen shkarkimin ne portin e Durresit

Droga, anijet shmangen shkarkimin ne portin e Durresit

596
0

MSC_JILHANLëvizjet e anijes së solli në portin e Tivarit konteinerin me drogë nga Ekuadori, nga Durrësi në Itali, në Tivar dhe prapë në Durrës, kanë shmangur shkarkimin e “mallit” në territor shqiptar. Në shumë raste, për importin nga Amerika Latine përdoren konteinerë që nuk shkarkohen në Durrës.

Sipas burimeve nga Dogana, janë katër subjektet që importojnë banane në vend, me një xhiro prej më pak se 20 milionë euro. Më parë shifra ishte më e lartë dhe ekskluzivitetin e ka mbajtur për shumë vite vetëm një shoqëri. Por, gjithnjë sipas të njejtave burime, ngarkesa e porositur nga kompania fierake Rrapo këtë herë nuk do të hynte në vend. Administratori i saj e kishte kryer blerjen nëpërmjet rrugës bankare nga Vjena dhe ishte e shtata herë që e bënte një gjë të tillë.

Shkarkimi i anijeve në Mal Të Zi ndiqet preji disa vitesh edhe për faktin se tarifat portuale atje janë më të ulta se në Durrës. Megjithatë, zig-zaget e anijes nëpër Mesdhe mund të flasin edhe për një rrugë të preferuar tashmë të trafikantëve për futjen e “miellit të bardhë” në Evropë nga prodhuesi më i madh botëror: Amerika Latine.

Nuk përjashtohet mundësia që linja të ketë përfshirë më parë edhe vendin tonë. Malli shkarkohet në Malin e Zi, ku më parë janë kryer kontrabanda kryesisht në cigare, duke përfituar nga kontrollet e pakta dhe më pas kalojnë nga Hani i Hotit me vagonë apo maune, por treni ofron një mundësi më të lartë shmangieje të kontrollit, pasi në të nuk ushtrohet kontrolli me skaner. Kjo është një pajisje që nuk kontrollon gjithshka, por vetëm ato ngarkesa që krijojnë dyshime të bazuara. Por pikërisht një skaner i tillë është përdorur këtë herë nga doganierët e Malit të Zi, çka ka zbulluar sasinë shumë të madhe të kokainës.

Pak javë më parë, pikërisht në Ekuador u bllokua një sasi tjetër e konsiderueshme, që ishte fshehur në një konteiner që sillte në drejtim të Shqipërisë ushqim për kafshët, duke lënë të kuptohet sërish për ekzistencën e një linje Ekuador-Shqipëri. Destinacioni i një sasie kaq të madhe kokaine nuk mund të jetë Shqipëria, si për shkak të konsumit shumë të ulët këtu të saj, por edhe për shkak të vlerës shumë të lartë të një sasie çerek-tonëshe.

Sipas burimeve doganore dhe të policisë së shtetit, destinacioni final i kokainës nga Ekuadori duhet të jetë Italia dhe Franca, por edhe vende të tjera.

Vetë firma që i ka porositur bananet ka pak muaj aktivitet dhe ajo ka blerë disa herë në këto muaj mallra të tilla, ndërkohë që nuk ka patur gjurmë aktiviteti kriminal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here