Home Aktualitet Në Siri luftojnë 400 shqiptarë, 28 të vrarë

Në Siri luftojnë 400 shqiptarë, 28 të vrarë

698
0

xhihad-siri2Që kur ka nisur konflikti në Siri mes regjimit diktatorial Bashar Al-Assadit dhe rebelëve, në frontet e luftës kanë vdekur më shumë se 150 mijë luftëtarë sirianë përfshirë këtu edhe vullnetarë nga Ballkani. Mes viktimave janë edhe 28 shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Presheva. Numri i viktimave është i njëjtë me ata të vrarë në luftën e fundit mes forcave serbe dhe forcave shqiptare (UCPMB-së) në Luginën e Preshevës, bën me dije agjencia e lajmeve ” Presheva jonë “.

Raportuesi i OKB-së: Mbi 100 000 vullnetarë, luftëtarë të huaj në Siri
Në këto fronte nuk shkojnë “shehit” vetëm shqiptarët, por në këtë luftë kundër diktatorit Al-Assadit shkojnë edhe qindra persona tjerë nga Ballkani, mijëra persona të tjerë nga vendet e BE-së dhe nga mbarë bota. Zyrtarisht thuhet se në Siri luftojnë sot mbi 11 000 mijë vullnetarë, pra të huaj në krah të rebelëve kundër regjimit të Al-Assadit.

T’ju përkujtojmë se, shifrat e para për numrin e vullnetarëve të huaj që luftonin në Siri janë liruar nga Lakhdar Brahimi i dërguar sepcial i OKB-në, që është raportuar për praninë e 65 000 luftëtarve të huaj në Siri, ndërsa presidenti sirian Bashar Al Assad paraprakisht flet për një shifër prej mbi 100 000 luftëtarë të huaj.
siri

Megjithatë, regjmimi Al-Assadit nuk është i vetëm, sepse në krahun e tyre luftojnë mijëra vullnetarë, që mediat perëndimore i konsiderojnë si “mercenarë”. Numri më i madh i këtyre mercenarëve sot në Siri që luftojnë në krah të diktatorit Bashar Al-Assadit janë edhe qindra rusë e serbë si dhe sllavë të tjerë numri i të cilëve sillet mbi një mijë. Por këta mercenarë, paguhen dhe mbrohen mirë për të mbrojtur mirë regjimin e Al-Asaadit, prandaj edhe rrallë dëgjomë se ka pasur viktima apo mbahen sekrete, për të ruajtur moralin e ushtarëve të Al-Assadit. Në frontet siriane në krah të regjimit diktatorial të Al-Saadit luftojnë mbi 6 mijë mercenarë në mesin e tyre edhe mbi 500 serbë, shkruajnë mediat e huaja, transmeton “Presheva Jonë”.

Luftëtarët nga Ballkani në Siri, serbët në krah të Al-Asaadit, shqiptarët kundër…
serb-siri
Sipas burimeve të njëjta kundër kësaj diktature të Al-Assad-it janë duke luftuar me rebelët rreth 600 rekrutë nga Ballkani, ku një numër i konsiderueshëm, mbi 4004r janë shqiptarë nga viset e ndryshme të Ballkanit. Vetëm nga Kosova janë mbi 150, nga Shqipëria 120 dhe tjerët ngaMmaqedonia dhe Lugina e Preshevës. Numrin 400 luftëtarë vullnetarë shqiptare e arrijnë, nëse i llogarisim edhe shqiptarët në perëndim.

Kur është fjala për perëndimin, sipas qeverive evropiane numri i luftëtarve nga këto vende në Siri arrinë mbi 6000. Luftëtarë nga vendet e BE-së nuk janë vetëm myslimanë, por edhe kristianë, katolikë e ortodoks. Qëllimi i tyre është vetëm për ta mposhtur regjimin diktatorial të Bashar Al-Asaadit, ku dikush shkon atje për të luftuar në emër të Allahut e dikush për para… Gjithë rusët nuk janë duke luftuar në krah të Al-Assadit. Kreu i Shërbimit të Sigurisë në Rusi ka thënë se rreth 200 shtetas rusë janë duke luftuar përkrah militantëve të Al Kaidës në Siri. Në një konferencë në Kazan, Aleksandr Bortnikov ka thënë se shumica e tyre vijnë nga Republikat e Kaukazit Verior, të dominuara me shumicë myslimane.

xhihad-siri]

Ja kush janë të rinjtë shqiptarë të vrarë në frontet e luftës në Siri këto tri vitet e fundit:

Halit Maliqaj (31) nga Tirana , Ermal Xhelo nga Vlora, Omer Albani nga Shqipëria, Edu Samed (40) nga Pogradeci, Bledar Hamza (27) nga Pogradeci, Diamant Rasha nga Tirana.

Muhamet Koprova (22) nga Mitrovica, Atdhe Deva nga Peja, Pajtim Ulluri (22) nga Lipljani, Naman Demolli nga Prishtina, F. S. nga ish-Avallia Vjetër (Prishtin), Valon Musliu nga fshati Tushille (Skenderajt) H. Dema nga Kaçaniku, Musë Ahmeti, Hetem Sinan Dema dhe Qani Mujaku nga Kaçaniku. Po ashtu në muajin prill të këtij viti është raportuar se janë vrarë dy shqiptarë nga Ferizaji në Siri, viktima e fundit në Siri ishte dje e kosovarit (Luksemburgu)

Shqiptari i parë që u vra nga Maqedonia ishte i riu nga Gostivari Rasim Zeqiri, Alim Osmani (22) nga Shkup, Egzon Avdyli, Nimetullah Imeri (38), Hoxhë Sami Abdullahu nga Shkupi, Rasim Zeqiri nga Gostivari, Nimetulla Imerin, 38 vjeç nga fshati Gërçec (Shkup) Rasim.S nga Bellovishta (Gostivar)

Sa i përket vullnetarëve shqiptare në Siri (Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës) deri tani me shifra zyrtare dihet vetëm për të vdekurit, por jo edhe për numrin e vullnetarëve, sa gjenden ata sot në frontet e Sirisë. Dihet se deri tani janë vrarë 28 shqiptare nga Ballkani, ku vetëm vitin e kaluar në luften e Sirisë u vranë 18 shqiptarë, kurse sivjet 10 kryesisht të rinjë të moshës 20-40 vjecare. Për ket hov të rinjve nga Bllkani, sidomos të shqiparëve nuk duhet lërë tërë fajin atyre, por edhe vendeve të tyre ku jetojnë, sepse papunësia e madhe, varfëria në Kosovë e Shqipëri nuk eshte për çudi se fut kokën e të rinjve në gërshërë. “Unë shkojë në Siri të luftoj pak për Zot, pak për lekë” thonë vullnetarët që iu mësyjnë fotnteve të Sirisë, për mediat perëndimore.

Por, përkundër apeleve të njëpasnjëshme nga ana e liderëve politik e fetarë për të hequr dorë nga këto luftime, numri i këtyre vullnetarëve nuk ndalet, siç nuk po ndalet as numri i viktimave nga Siria. Për parandalimin e shkuarjes së të rinjve tanë në Siri, përveç medieva edhe shtetet tona kanë kërcënuar këta vullnetarë përmes disa ligjeve. Në Kosovë, për momentin një projektligj që do të mund të ndëshkonte këtë aktivitet është në procedim, por ende nuk është bërë ligj. Kështu është vepruar edhe në Shqipëri. Ndërsa Franca ka miratuar një plan këtë javë në përpjekje në parandalimin e vullnetarëve nga Franca për rrugën e xhihadit në Siri, Belgjika, veç ka vendosur masa të ngjashme në prillin e vitit të kaluar.

FBI e shqetësuar me shkuarjen masive të vullnetarëve në Siri. Më 8 maj në Bruksel mbahet konferencë nderkombëtare për “luftëtarët e huaj në Siri”
Lidhur me shkuarjen masive të vullentarëve në drejtim të Sirisë për të luftuar në krah të rebelëve kundër regjimit të Bashar Al-Asaadit edhe FBI ka shprehur dje shqetësimet e saj. Kështu, drejtori i Policisë Federale (FBI), thotë se numri i luftëtarëve të huaj që shkojnë në Siri rritet dhe paraqet një kërcënim për sigurinë e Shteteve të Bashkuara. James Comey u tha gazetarëve dje se “ditë përditë po rritet numri i njerëzve që po lënë vendet amerikane dhe evropiane për të sjkruar në Sirisë për t’u bashkuar me rradhët e luftëtarëve të cilët janë duke u përpjekur për të përmbysur regjimin e presidentit Bashar Al-Asaad. Autoritetet kanë frikë se këta njerëz janë radikalizuar në Siri.

Kjo situatë ka bërë që më 8 maj të këtij viti në Bruksel të mbahet Konferenca Ndërkombëtare për xhihadistët e huaj në Siri sepse ky numër i vullnetarëve vetëm nga Franca ka arritur shifrën 700. Këto shifra i ka konfirmuar edhe vetë qeveria franceze. Kështu kryeministri Manuel Valls duke përmendur këtu luftëtarin e fundit dhe më të ri nga Toulouse i Francës i cili me vetëm 15 vjeç ka marrë rrugën e xhihadit, në drejtim të Sirisë, tha se rritja e vullnetarëve në luftimet e Sirisë nga Franca dhe vendet e BE-së është shqetësuese.

Deri tani numri i luftëtarëve nga vendet e BE-së, kupto edhe nga Zvicra ne drejtim të Sirisë ka arritur rreth 2.000 sish. Sa përket numri të vitkimave në këto luftime, deri tash ka pasur më se shumti nga radhët e rebelëve të ardhur nga vendet arabe, ku numri i tyre sillet mbi 800 duke mos llogaritur këtu ata nga vendet e ballkanit (267 nga Arabie Saudite, nga Libia -201, nga Tunizia-182, nga Jordania-95) kurse nga Franca 15 viktima.

Sipas një raporti të Britanisë së madhe thuhet se mbi 100 britanike sot luftojnë në Siri në krah të rebelëve. Kurse sipas “Le Figaro” rreth 80 francezë sot janë të angazhuart në luftimet e Sirisë. Kurse sipas “Der Spiegel” qindra tjerë janë nga gjermania dhe sipas gazetës daneze “Jyllands-Posten” janë rreth 50 të rinjë nga Danimarka që gjenden në Siri. Zvicra me rreth 50 vetë, ku tani se fundit është kthyer një vullenetar zviceran. Zvicereni katolik ka shpjeguar publikisht ne mdeiat zvicerane se kishte shkuar të luftojë regjimit e Al-Assadit për t’ju ndihmuar rebelëve sirianë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here