Një foshnjë e lindur me dy vrima në zemër ka mundur të festojë ditëlindjen e tij të parë falë zemrës së një lope. Ruben Weber-Jackson, nga Beverley, Yorkshire, kishte probleme të mëdha me frymëmarrjen për shkak të dy vrimave në zemër.
Por falë një ndërhyrje të rrallë kirurgjikale me indet e zemrës së një lope vrimat janë zhdukur dhe ai gëzon shëndet të plotë. Kur Ruben lindi vitin e shkuar, prindërit e tij menduan se ai ishte një bebe e shëndetshme.
“Ai ishte i kuq dhe çdo gjë dukej se shkonte më së miri. Kishte ndonjë problem të vogël me frymëmarrjen por askujt nuk i shkoi në mendje që mund të ishte diçka shqetësuese.”- shprehen nëna e tij 29-vjeçare. “ Kujtoj që ishte një fëmijë shumë i qetë që flinte shumë”
Por pas dy javësh ata panë se fëmija e tyre kishte probleme me frymëmarrjen. Situata e djalit u ndërlikua akoma në shumë, por falë operacioneve dhe zemrës së lopës, ai është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën.