Home Aktualitet Piramidat, do shlyhen rreth 30% e kreditorëve

Piramidat, do shlyhen rreth 30% e kreditorëve

723
0

firmat-piramidaleZyra e administrimit të ish-firmave piramidale ka bërë me dije se është gati procesi i ndarjes së parave të mbetura për 6 prej shoqërive, të cilat do t’u shpërndahen rreth 30% të kreditorëve, të cilëve nuk kanë tërhequr shumat përkatës.

Sipas këtij institucioni, në vite janë shpërndarë përqindjet përkatëse për rreth 70 të kreditorëve dhe aktualisht ka nisur procesi i shlyerjes së kreditorëve të mbetur. Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, administratori i kompanive huamarrëse në administrim, Zini Tollozhina sqaroi se bëhet fjalë për ata kreditorë që nuk kanë tërhequr ende përqindjet e parave që u takojnë nga ndarja e aseteve të firmave piramidale ku kishin futur paratë. “Për arsye të ndryshme këta persona në vite nuk kanë tërhequr paratë që u takojnë pas ndarjes me Vendime të Këshillit të Ministrave”, tha Tollozhina.

FIRMAT
Përmes një njoftimi të publikuar në media javën e shkuar, administratori i shoqërive huamarrëse bëri me dije se qytetarët e interesuar mund të tërheqin përqindjen e caktuar të parave të Shoqërive “Vefa”, “Gjallica”, “Kamberi”, “Xhaferri” dhe “Populli”. Sipas zyrës administrimit, të gjithë ata qytetarë që kanë futur para në këto gjashtë firma dhe nuk janë paguar deri tani, mund t’i tërheqin këto paratë pranë sporteleve të Bankës Credins sipas koeficientit të caktuar për secilën kompani. “.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here