Një femër britanike në gjendje të dehur është marrë në pyetje sapo ka zbritur në Shtete të Bashkuara të Amerikës, sepse, siç është raportuar, gjatë fluturimit ka bërë seks me një udhëtar në tualetin e avionit.
Është dashur që të ndërhynte stafi i avionit pasi vajza 20 -vjeçare, ishte zhdukur në tualet së bashku me një mashkull që ishte ulur afër saj.
Një pasagjer i ulur pranë dy të rinjve i ka thënë gazetës “Sun” se vajza filloi të nxehej nga djaloshi.
“Ata shkuan në tualet dhe udhëtarët filluan të dëgjonin britmat që po lëshonin ndërsa po bënin seks”. Stafi i avionit u detyrua që të hapte dhunshëm derën e tualetit që qetësonte situatën. Vajza ishte duke udhëtuar me prindërit e saj për në Vegas, nga aeroporti i Londrës.