Home Aktualitet Shqiptarja qëllohet me plumb në kokë në qendër të Athinës

Shqiptarja qëllohet me plumb në kokë në qendër të Athinës

566
0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e së shtunës kreqytetin grek, Athinën. Një grua shqiptare është qëlluar me armë zjarri në kokë, në rrugën Aristomenous në qendër të Athinës.

Lajmi është publikuar në mediat greke, të cilat raportojë se gruaja është dërguar me urgjencë në spital, ndërkohë që mjekët thonë se gjendja e saj shëndetësore është kritike.

Po sipas të njëjtave burime, gruaja shqiptare është e moshës 30-40 vjece, ndërsa identiteti i saj ende nuk është bërë i ditur.

Ndërkohë sipas hetimeve paraprake, mësohet se pranë vendit ku u gjet gruaja shqiptare, policia greke ka gjetur gëzhoja të kalibrit 22 mm. Dyshohet se autori i ngjarjes të jetë bashkeshorti i saj, rreth të 40-ve, i cili u arrestua menjëherë pas ngjarjes, ndërkohë që motivet ende nuk bëhen të ditura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here