Kinezët kanë habitur sërish botën me një arritje kësaj radhe në fushën e ndërtimit. Këtë radhë duke ndërtuar një hotel 30-katësh për 15 ditë, në provincën Hunan.
Ndërtesa është arritja më e fundit e kompanisë së ndërtimit Broad Sustainable Building (BSB). Me emrin T30, hoteli me një sipërfaqe prej 17 mijë metrash katrorë do të hapë dyert sot, më 18 janar dhe pritet që shumë shpejt të kthehet në një hotel luksoz me 5 yje.
Hoteli ka po ashtu një restorant, bar, palestër, pishinë në katin e sipërm, një hapësirë parkimi për 73 automjete e po ashtu edhe një hapësirë për helikopterët. E gjithë kjo ndërtesë që shikoni në video ka kushtuar plot 17 milionë dollarë.
po ne qka ndertuam se tehuajt mir jemi duke ipa …