Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë orëve të vona të natës në Tropojë. Dy persona janë vrarë me armë zjarri ndërsa policia ka arrestuar edhe autoren e vrasjes.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 02-45 në lagjen “Partizani” të qytetit të Bajram Currit ku 31-vjeçarja Manjola Dollapaj ka vrarë me armë bashkëshortin e saj Eduart Dollapaj 34 vjeç dhe 27-vjeçarin Kaçanik Gjuriqi.
Sipas policisë dy viktimat janë gjetur në banjon e banesës së çiftit Dollapaj ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti mes tyre. Sipas policisë gjatë marrjes në pyetje 31-vjeçarja ka pranuar edhe autorësinë e krimit.
Ndërkohë nga ana e policisë së Kukësit, po punohet për sqarimin e rrethanave dhe motivet e ngjarjes.