Home ShowBiz Zbulohet lidhja Noizit me Sheila Haxhiraj të “X Factor”

Zbulohet lidhja Noizit me Sheila Haxhiraj të “X Factor”

1271
1

Edhe pse ajo nuk njihej më parë, reperi që mori famë shumë shpejt në Shqipëri pas kthimit të tij nga Londra, nuk linte intervistë pa e përmendur emrin e Sheila Haxhirajt. Tashmë ajo është në kulmin e garës së talenteve në “X Factor”, por gjithmonë është komentuar si fanse e Noizit, ndërsa ka qenë pjesë e grupit të tij muzikor OTR. Dhe duket se kjo simpati e hershme midis 25-vjeçarit Noizi dhe 18-vjeçares Sheila është kthyer në një histori të bukur dashurie prej disa muajsh. Shfaqja e tyre e parë në publik ishte gati gjashtë muaj më parë në “Kënga Magjike 2011”, ku Sheila ishte ulur në tavolinën e miqve më të afërt që mbështesnin Noizin në konkurrim. Ata kanë hyrë së bashku pak ditë më parë në party-n e  suplementit “Bluetooth” në numrin e 300-të të tij, që u organizua me pjesëmarrjen e shumë gazetarëve dhe personazheve VIP në “Sharm Club”. Pastaj për t’u shpëtuar syve të medias kanë vendosur të ulen në tavolina të ndryshme, Noizi me shokët e tij dhe Sheila me shoqet e saj. Ata kanë qëndruar gjatë në këtë festë duke u ruajtur nga paparacët e pranishëm në festë. Edhe pse përpiqen ta mbajnë sa më të fshehtë lidhjen e tyre, këto javë ethesh të spektaklit “X Factor” në “Tv Klan” ata janë parë gjithmonë e më shumë bashkë. Madje, Noizi është mbështetësi kryesor i saj në garë, duke lënë madje dhe koncertet e tij, për të pasur mundësinë që t’i japë mbështetje asaj. Noizi është parë të jetë prezent në sallën e “X Factor”, ndërkohë që Sheila performon në garën për të fituar kupën e “X Factor”. Ajo ka rënë në sy për pamjen e saj, aq sa në një intervistë e ka pohuar se “tashmë kam aq shumë fansa në facebook, dhe të gjithë më pyesin a jam e lidhur”. 18-vjeçarja nga Tirana që ka bërë përshtypje për pamjen dhe sharmin e saj, për momentin nuk ka deklaruar asgjë në lidhje me jetën e saj private, duke u përpjekur ta mbajë gjithçka të fshehtë. Në këtë garë ajo ka trajnere Juliana Pashën, ndërsa ka shprehur hapur ambicien për kupën, dhe sigurinë që ka për të sfiduar finalistët e tjerë. Sheila ka marrë pjesë disa herë në audicione të ndryshme, ndërsa ka pohuar se i pëlqen bota e televizionit, rrugë që do ta vazhdojë në të ardhmen. Para dy vitesh ka qenë protagoniste kryesore në një film shqiptar, ndërkohë që ka pohuar se tani e tutje do të jetë prezente në çdo kompeticion muzikor. Duket se kjo lidhje me Noizin është një lidhje e bukur, përderisa ata kanë një pasion të përbashkët, muzikën. Noizi nga ana e tij është përfolur gjithmonë për marrëdhënie të shumta me femra të njohura, edhe pse ai asnjëherë nuk ka pranuar të flasë për ndonjë lidhje konkrete. Ashtu si të gjithë artistët që janë në treg, duket se dhe Noizit i intereson më shumë të prezantohet në publik me statusin “single”, pasi nëse këngëtarët deklarojnë një lidhje humbasin shumë fanse, që dëshirojnë të jenë të pranishme në koncertet e tyre.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here