Home Aktualitet Ekzekutohet 42-vjecari, dyshohet per hakmarrje

Ekzekutohet 42-vjecari, dyshohet per hakmarrje

631
0

Vrasja e 42 vjecarit, Nikolin Doda, pas mesnates se te martes, ne dalje te nje lokali ne kryeqytet dyshohet te jete bere per motive hakmarrjeje.

Ne kete deklarate ka dale policia e Tiranes, e cila pasditen e sotme ka dhene detaje rreth ngjarjes.

Nje nje deklarate per mediat, zedhenesja Alma Katragjini ka bere me dije se viktima Nikolin Doda, 42 vjec eshte qelluar per vdekje me arme teksa ka dale nga lokali me tre miqte e tij qe kane mbetur te plagosur.

“Tek taverna San Marko janë qëlluar Nikolin Dodo i cili gjeti vdekjen e menjëhershme, Uran Doda ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, e Agron Doci po në spital dhe Ilmi Meta jashtë rezikut për jetën”- tha ajo.

Ai ka vuajtur denimin per nje plagosje ne vitin 1997 dhe nisur nga kjo, pista kryesore e policise ne te cilen po hetohet per ngjarjen eshte ajo e hakmarrjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here