Home Aktualitet Spille, luanin me dallget, mbytet 23-vjecari

Spille, luanin me dallget, mbytet 23-vjecari

610
0

Loja me dallgët e një grupi të rinjsh përfundoi tragjikisht sot paradite në bregdetin e Spillesë në Kavajë. Një prej 5 të rinjve që ishin futur në detin e trazuar për t’u larë është përpirë nga dallgët, ka bërë të ditur drejtori i policisë në Kavajë. Nga të dhënat e para mendohet se ngjarja ndodhi pak para mesditës së sotme. Pesë të rinjtë, 3 vajza e dy djem janë nga qyteti i Cërrikut, ndërkohë që viktima është i moshës 22- 23 vjeç.

Katër të rinjtë që kanë arritur të shpëtojnë janë Artemida Balliu, 21 vjeçe, Gerti Skënderi 20 vjeç Anxhela Shabani 21 dhe Raisa Balliu 17 vjeç. Nuk dihet identiteti i viktimës. Me të mësuar ngjarjen 4 ambulanca janë nisur për t’i ardhur në ndihmë të rinjve. Aktualisht ndodhen në repartin e urgjencës në Kavajë. Ndërkohë që vazhdon puna për gjetjen e të riut që u përpi nga dallga.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here