Home Politike 5 përplasjet më të forta mes PD-së dhe LSI-së, nga 29 nëntori...

5 përplasjet më të forta mes PD-së dhe LSI-së, nga 29 nëntori tek ligji i SHISH-it

642
0

Varka qeveritare e PD dhe LSI nuk “lundron” më si më parë. Tashmë LSI ka nisur të ngrejë zërin duke kundërshtuar një seri nismash të ndërmarra nga Partia Demokratike. Janë plot pesë raste në harkun e një viti ku dy partitë kanë parë përplasjen e njëra-tjetrës. Kundërshtia e fundit është për ligjin e SHISH por historia e përplasjeve nis prej nëntorit të shkuar ku data e Çlirimit të vendit pa dy aleatët e rinj në pozicione të ndryshme. Më pas është po 29 Nëntori, por këtë herë për krimet e Komunizmit. Mazhoranca propozoi që viktimat e komunizmit të kujtoheshin në të njëjtën ditë me çlirimin e vendit. Për të ardhur pak më muaj më vonë kur LSI kundërshtoi sekuestrimin e shtëpisë së deputetit socialist Peza. Ditët e fundit kanë ardhur dhe përplasjet më të forta që kanë të bëjnë me kandidatët e Presidentit Topi për anëtarët e Gjykatës së Lartë. Shumë vetë kanë nisur të pyesin nëse këto përplasje janë vërtetë shenja të një “divorci” mes dy partive të qeverisë, apo LSI për shkak të afrimit të zgjedhjeve lokale kërkon të ketë një identitet të ndryshëm nga PD? Kjo është për tu parë në ditët në vijim, ajo që tashmë është e qartë është fakti se PD nuk e ka dhe aq të thjesht vijueshmërinë e qeverisë. Gjithashtu, burime nga LSI bëjnë të ditur se kjo parti nuk është dakord as me komisionin hetimor të Tivarit, por që do ta kundërshtojë në momentin që do ta shikojë të arsyeshme.
Përplasjet e para
Përplasja e parë dhe fortë mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim ka ndodhur në nëntorin e shkuar dhe lidhet me festimet për ditën e Çlirimit. PD si ditë Çlirimi feston 28 Nëntorin në të njëjtën ditë edhe me Pavarësinë. Por e majta ku përfshihet dhe LSI qysh prej vitit 1945 datë të Çlirimit të vendit nga forcat nazi-fashiste festojnë 29 Nëntorin. Vitin e shkuar kjo mënyrë festimi e ndarë u pa si sinjal i parë që dy forcat nuk i kanë të gjitha gjërat të përbashkëta. Pas përplasjes për ditën e Çlirimit, një tjetër ditë përkujtimi solli ndarje mes PD-së dhe LSI-së. Në fillim të këtij viti dy deputetët të mazhorancës propozuan që krimet e Komunizmit të përkujtohen më 29 Nëntor në të njëjtën ditë me ditën e Çlirimit. I menjëhershëm ishte reagimi i LSI që me Sekretarin për Marrëdhëniet me Publikun në atë kohë, Luan Rama, deklaroi se nuk duhen përzier datat historike. LSI propozoi që të caktohet një datë tjetër për krimet e komunizmit si për shembull dita e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës më 20 shkurt.  “Sherri” i radhës me partisë së Ilir Metës dhe asaj demokratike ishte shtëpia e deputetit socialist në Pezë, Dashamir Peza. Një veprim i Ministrisë së Kulturës për të sekuestruar shtëpinë muze në Pezë ku është mbajtur Konferenca e Pezës më 16 shtator të vitit 1942, solli reagimin e menjëhershëm të LSI e cila kundërshtoi hapur veprimin dhe kërkoi që të mos bëhet shaka me banesën e deputetit të opozitës. Ministria e Kulturës duke parë dhe reagimin e aleatit kryesor, u tërhoq nga sekuestrimi dhe sqaroi opinionin se nuk kërkoi sekuestrim por thjesht mirëmbajtje të shtëpisë-muze në Pezë.
Përplasjet më të forta
Dalja hapur kundër PD-së për LSI-në ka qenë me dekretet e Presidentit Topi për anëtarët e Gjykatës së Lartë. Dy javë më parë kur PD në mënyrë anonime votoi kundër Sokol Çomos për në Gjykatën e Lartë, Lëvizja Socialiste për Integrim votoi pro kandidaturës duke votuar për herë të parë në kundërshtim me PD. Po ashtu dhe një javë më pas LSI votoi kundër PD duke i dhënë votës Vexhi Muçmatës për anëtar në Gjykatën e Lartë. Kandidaturat janë rrëzuar pasi LSI ka vetëm 4 vota por këto kanë qenë shenja të qarta se PD nuk e ka më LSI-në si më parë. Përplasja e fundit por dhe më e forta mes PD dhe LSI është projektligji i mazhorancës për SHISH. Aleati kryesor i PD në qeveri LSI, ka deklaruar dje publikisht votën kundër ndryshimeve nëse nuk jepet miratimi i NATO-s. Gjatë një komunikimi me mediat, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim,  Luan Rama, tha se lidhur me këtë projekt/ligj, LSI do të votojë në Parlament vetëm ndryshimet e konsultuara me NATO-n. Kjo ishte përplasja e radhës mes PD dhe LSI por me shumë gjasa jo e fundit.

Përplasja për 29 Nëntorin
Përplasja e parë dhe fortë mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim ka ndodhur në nëntorin e shkuar dhe lidhet me festimet për ditën e Çlirimit. PD si ditë Çlirimi feston 28 Nëntorin në të njëjtën ditë edhe me Pavarësinë. Por e majta ku përfshihet dhe LSI qysh prej vitit 1945 datë të Çlirimit të vendit nga forcat nazi-fashiste festojnë 29 Nëntorin. Vitin e shkuar kjo mënyrë festimi e ndarë u pa si sinjal i parë që dy forcat nuk i kanë të gjitha gjërat të përbashkëta.

Përkujtimi i krimeve të Komunizmit
Pas përplasjes për ditën e Çlirimit, një tjetër ditë përkujtimi solli ndarje mes PD-së dhe LSI-së. Në fillim të këtij viti dy deputetët të mazhorancës propozuan që krimet e Komunizmit të përkujtohen më 29 Nëntor në të njëjtën ditë me ditën e Çlirimit. I menjëhershëm ishte reagimi i LSI që me Sekretarin për Marrëdhëniet me Publikun në atë kohë, Luan Rama, deklaroi se nuk duhen përzier datat historike. LSI propozoi që të caktohet një datë tjetër për krimet e komunizmit si për shembull dita e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës më 20 shkurt.

Shtëpia e Dashamir Pezës
“Sherri” i radhës me partisë së Ilir Metës dhe asaj demokratike ishte shtëpia e deputetit socialist në Pezë, Dashamir Peza. Një veprim i Ministrisë së Kulturës për të sekuestruar shtëpinë muze në Pezë ku është mbajtur Konferenca e Pezës më 16 shtator të vitit 1942, solli reagimin e menjëhershëm të LSI e cila kundërshtoi hapur veprimin dhe kërkoi që të mos bëhet shaka me banesën e deputetit të opozitës. Ministria e Kulturës duke parë dhe reagimin e aleatit kryesor, u tërhoq nga sekuestrimi dhe sqaroi opinionin se nuk kërkoi sekuestrim por thjesht mirëmbajtje të shtëpisë-muze në Pezë.

Dekretet e Topit për Gjykatën e Lartë
Dalja hapur kundër PD-së për LSI-në ka qenë me dekretet e Presidentit Topi për anëtarët e Gjykatës së Lartë. Dy javë më parë kur PD në mënyrë anonime votoi kundër Sokol Çomos për në Gjykatën e Lartë, Lëvizja Socialiste për Integrim votoi pro kandidaturës duke votuar për herë të parë në kundërshtim me PD. Po ashtu dhe një javë më pas LSI votoi kundër PD duke i dhënë votës Vexhi Muçmatës për anëtar në Gjykatën e Lartë. Kandidaturat janë rrëzuar pasi LSI ka vetëm 4 vota por këto kanë qenë shenja të qarta se PD nuk e ka më LSI-në si më parë.

Ligji i SHISH
Përplasja e fundit por dhe më e forta mes PD dhe LSI është projektligji i mazhorancës për SHISH. Aleati kryesor i PD në qeveri LSI, ka deklaruar dje publikisht votën kundër ndryshimeve nëse nuk jepet miratimi i NATO-s. Gjatë një komunikimi me mediat, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim,  Luan Rama, tha se lidhur me këtë projekt/ligj, LSI do të votojë në Parlament vetëm ndryshimet e konsultuara me NATO-n. Kjo ishte përplasja e radhës mes PD dhe LSI por me shumë gjasa jo e fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here