Home Aktualitet Durres, tritol zyres elektorale te LSI

Durres, tritol zyres elektorale te LSI

714
0

Ndërsa 2 ditë na ndajnë nga dita e votimit, shënohet një incident elektoral në qytetin e Durrësit. Një zyrë elektorale e LSI i vendoset e shpërthehet tritol tek dera.

Në orët e para të mëngjesit, Policia u njoftua se gjatë natës, në lagjen Nr. 18 ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, në pjesën hyrëse të zyrës elektorale të nje subjekti politik.

Menjëherë u ngrit grupi hetimor dhe u shkua në vendngjarje, ndërsa mësohet se zyra i përket partisë së LSI.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes u evidentua se ishte vendosur një sasi e vogël lënde shpërthyese dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Për veprime më të specializuara në lidhje me llojin dhe sasinë e lëndës plasëse po kryhen veprimet nga ekspertët antieksploziv.
Paraprakisht dyshohet se lënda e përdorur është tritol.

Uniformat blu nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit po kryejnë të gjitha veprimet e duhura hetimore me qëllim identifikimin, kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here