Home Politike PS mbyll fushaten ne Tirane me flamuj kuqezi

PS mbyll fushaten ne Tirane me flamuj kuqezi

809
0

“Çojeni flamurin, çojeni flamurin kuqezi”. Kështu e nisi fjalën e tij Kryeministri Edi Rama në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale në Tiranë, ndërsa më tej për disa minuta u këndua himni kombëtar.

Më tej me zërin e ngjirur prej takimeve të shumta të fushatës ai thirri në kor me mbështetësit socialist “Shqipëri! Shqipëri!”

Ai tha se para katër vitesh në fushatën e fundit kryefjalë ishte krimi dhe se Tirana dhe gjithë Shqipëria ishte në kaos në çdo rrugë dhe se figura e policit të shtetit ishte bërë figura më qesharake në publik.

Sipas tij vendi ishte mbushur me plehra dhe qytetet lëngonin në agoninë e errësirës dhe nuk kishte asnjë hapësirë publike që të ndiheshin njerëz.
“Katër vite më parë kur morëm mandatin dhe më tej shkuam të marrim detyrën gjetëm përpara një mal me borxhe, për rrugët, për ilaçe, për shërbime të tjera që i ishin bërë shtetit, deri dhe për darkat dhe drekat e 100-vjetorit të Pavarësisë nuk ishin paguar borxhet”, tha Edi Rama.

Në këtë linjë shtoi se katër vjet më parë pastruesja e Kryeministrisë paguante taksë më të lartë se Kryeministri dhe se një furrë buke dhe biznes i vogël paguante më shumë taksa se 15-katëshi dhe hotele të tjerë.

Rama deklaroi se në spitale nuk kishte ilaçe, e batanije, por njerëz të dëshpëruar që bridhnin me receta në duar.

Më tej tha se Tirana katër vjet më parë ishte pis, rrëmujë dhe plot gropa dhe kudo “dëgjohej një gërhimë që vazhdonte ditën e natën, në pranverë e në vjeshtë, në verë dhe në dimër”.

Kryetari i PS deklaroi se kjo ishte Shqipëria katër vjet më parë kur njerëzit niseshin në protesta dhe nuk dihej a do të ktheheshin në shtëpi.
Ai tha se Shqipëria që kemi sot, nuk është Shqipëria që duam, duke thënë se Shqipëria që dëshirohet nga shqiptarët, ekipi socialist është i vetmi që mund ta ndërtojë.

Rama vlerësoi reformat e qeverisë së tij, duke u ndalur më shumë te reforma në Arsim. Rama tha se ata që janë kundër reformës në arsim, kanë humbur pushtetin.

Kreu i PS madje kur tha se, nëse prindërit demokratë vendosin punën e Bashës para të ardhmes së fëmijëve të tyre, aty nuk hezitoi dhe një mallkim.

“Nëse prindërit demokratë, vendosin përparësi gjetjen e një punë për Lulin sesa të ardhmen e fëmijëve të tyre, jazëk u qoftë”, tha Rama.

“Thirrini pak memories suaj. Dhe që i kanë ndjekur fushatat nga viti 1992. Cfarë ju kujtohet nga cdo fushatë. Ju kujtohet se të gjitha partitë, në cdo fushatë për qeverinë, për bashkinë vijnë përpara jush dhe thonë: Kush e kush më shumë do t’i cojë taksat në tokë dhe shpenzimet në hava.

Si ka mundësi që kjo recete nuk funksionoi kurrë. Si ka mundësi që e përsërisi të njëjtën recetë. Është ajo mundësi që ne socialistët e dimë dhe nuk mund ta neglizhojmë. Nuk ka ulje taksash dhe zhvillimersh.

Ata që janë kundër reformës në arsim, ka humbur pushtetin mbi shpirtrat e të rinjve. Ata nuk munden dot t’i sundojnë shpirtrat e të rinjve duke u dhënë kopjen provimeve. Dhe sot asnjë djalë politikani as një vajzë biznesmeni, nuk e parakalon dot vjazën e një fermeri në dajt nëse i kanë pikët njësoj.

I keni dëgjuar kur thonë do ta përmbysim reformën në arsim, sepse është një reformë që favorizon privatët. I thonë partitë që mbanin në këmbë llamarinat”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here