Home Politike Rama: Rruga jonë, bashkëpunimi me qytetarët

Rama: Rruga jonë, bashkëpunimi me qytetarët

592
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka vijuar fushatën elektorale në zonën e Laprakës ku ka prezantuar kandidatin për njësinë numër 11, Naim Asllani. Në fjalën e tij, kreu i Partisë Socialiste përpara simpatizanteve theksoi se do të financohet dhe do të punohet fuqishëm, ku populli shqiptar të mos jetë në fokusin e dorës së dytë.

“Investimet po e kthejnë Laprakën në një nga qëndrat dytësore të vendit tonë. Çdo nxënës i shkëlqyer dhe shume si në tërë Tiranën, mer bursën ekselencës dhe kjo është një shenjë e një politike terësisht të re dhe europiane, për një bashkëjetesë qytetare, që nuk i ndan qytetarët në blu dhe në rozë, nën flamurin e interesave politike”.

Rama theksi se punimet në infrastrukturë, rrugët parësore e dytësore të Laprakës për në qendër e më tutje janë frut i financimit të qytetarëve të Tiranës, frut i një rruge të përbashkët, për të cilat sikundër tha Rama çdo familje e kryeqytetit paguan 5500 lekë të vjetra në muaj.

“5500 lekë të vjetra në muaj, për rrugët, pemët”, tha Rama.
Më tej, shefi i opozitës u ndal dhe në programin fitimprurës së PS-së duke e ballafaquar atë me të PD-së.

“Rruga jonë, është rruga e bashkëpunimit me çdo qytetar, e shtrirjes së dorës së një pune të përbashkët, të një mirësie dhe njerëzillëku, ndërsa rruga e tyre është abuzive me çdo shpenzim të marrë nga qytetarët”.

Politika duhet të ketë në fokus qytetarin. Ky ka qënë mesazhi i përcjellë nga Rama, ndërsa lëshoi thirrje të votohet ndaj kësaj force.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here