Home Politike Berisha: Qeveria do të financojë për Beratin, për qytetarin

Berisha: Qeveria do të financojë për Beratin, për qytetarin

571
0

Partia Demokratike ka çelur pasditen e sotme fushatën elektorale në qytetin e Beratit. Kryeministri i vendit Sali Berisha prezantoi kandidatin e “Aleancës për Qytetarin” Ilir Beçolli, ndersa nen moton per qytetarin premtoi se qeveria do te beje çdo gje per kete qytet.

Kryeministri gjatë fjalës së tij premtoi përpara qytetarëve zhvillim të ekonomisë, duke i garantuar se qeveria do të financojë për realizimin e projekteve të shumta që do realizojë në qytetin e Beratit.

“Ndërtuam 430 klm rrugë në Berat, 45 shkolla, ndërtuam 18 sisteme ujësjellës, kemi dyfishuar rrogat dhe pensionet, kemi subvecionuar fermerët”.

Ndër të tjera, Berisha vuri në dukje se rruga e PS-së, është sharja dhe fyerja, ndërsa krejt e kundërta është për PD-në.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here