Ivan Kasperski, 20 vjeç, i biri i Ievgheni Kasperski, themeluesi i laboratorit me të njëjtin emër në sektorin e sigurisë informatike, është rrëmbyer. Sipas agjencive të lajmeve ruse, pengmarrësit kanë kërkuar tashmë një shumë prej 3 milionë dollarësh për lirimin e tij.
Lajmi nuk është konfirmuar ende nga Ministria e Brendshme ruse, por mediat njoftojnë se me cështjen po merren jo vetëm shërbimet sekrete, FSB, por edhe policia.