Grupi i njohur amerikan i rrokut duket se do të vijë në Tiranë. Pak minuta më parë është lajmëruar eventi që parashikon performancën e Bon Jovit në mbrëmjen e 14 marsit, ora 8:00 e mbrëmjes.
Vendi dhe data e zgjedhur janë shumë domethënëse sepse koncerti do të zhvillohet në stadiumin “Qemal Stafa”, një ditë para shembjes së tij. Kujtimet e të gjithë atyre që kanë qenë në “Qemal Stafa” do të finalizohen me një koncert rroku.
“Siç e do tradita, artistët më të mirë vijnë në Shqipëri për të festuar Ditën e Verës. Këtë vit, Bashkia Tiranë në bashkëpunim me G.A Tirana Events, sjellin bandën e famshme Bon Jovi në stadiumin “Qemal Stafa”, një natë para nisjes së shembjes së tij. Le të jetë kjo natë pra një festë muzike, si dhe një kujtim i bukur për vitet që na shoqëruan në këtë stadium” shkruhet në përshkrimin e eventit të krijuar në “Facebook”, Bon Jovi Live in Tirana.