Home Aktualitet Foto e NASA, Shqiperia po digjet

Foto e NASA, Shqiperia po digjet

561
0

Agjencia Hapësinore Amerikane (NASA) publikon foto të hartës së zjarreve në Europën Juglindore, dhe në Ballkan nga hapësira. Me sy të lirë dallohen vatrat e zjarrit, si pika të kuqe, ndërkohë që kryesisht verilindja e vendit, Mali i Zi, Serbi, Bosje Hercegovinë dhe Greqi duket se është mbuluar nga tymi. Në Shqipëri zjarret janë favorizuar nga erërat e forta dhe nga temperaturat e larta. NASA raporton se deri tani në Shqipëri janë djegur reth 148 ha vreshta dhe ullishte dhe zjarrfikësit e kanë pasur të vështirë të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vëshitrë. Në veri zjarret kërcënuan dhe shtëpitë në 2 fshate të cilat u evakuan. Drejtoria e ministrisë së Mjedisit deklaroi se një numër zjarresh kanë qenë të qëllimshme. Pamjet janë filmur nga sateliti Aqua më 26 gusht 2012.

SHKODER SITUATA PROBLEMATIKE
Qarku i Shkodrës mbetet më problematiku, ku aktualisht numërohen rreth 11 vatra zjarri. Më aktivet janë ato në zonën mes Pukës dhe Mirditës, ku për shkak të terrenit të thyer e malor, vështirësohet puna e banorëve dhe punonjësve të shërbimit pyjor për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve.

NE KORÇE DREJT LOKALIZIMIT FLAKET NE BOZDOVEC, FLAKET HYNE DHE NE DARDHE
Janë lokalizuar flakët që përpinë parkun kombëtar të Bozdovecit në Korçë për të tretën ditë. Lajmi u mësua mesditën e sotme nga korrespondentja e A1 Report Dafina Ismaili, ndërkohë që gjatë paradites u raportua për situatë kritike. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimit Pyjor të Korçës, Erjon Haruni deklaroi sot në mëngjes se kishin arritur të lokalizohen flakët në pjesën e komunës Drenovë, por problematike mbetej zona nga komuna e Dardhës.

“Në krahasim me dje, kur sipërfaqja e djegur ka qenë 200 metra, sot sipërfaqja e djegur nga pjesa e komunës Dardhë është dyfishuar në 400 metra. Deri tani sipërfaqja e djegur me pisha bredh e ah në parkun kombëtar të Bozdovecit arrin në 60 ha tokë.

Zoti Erjon Haruni informoi sot në mëngjes korrespondenten tonë se kritike mbetej ora 13:00 kur temperaturat shënojnë kulmin dhe kur në këtë zonë fryn një erë e fortë, çka favorizote së tepërmi përhapjen e flakëve dhe rreziku që zjarri të përparojë drejt parkut kombëtar të Dardhës bëhej edhe më i madh.
“Nëse nuk lokalizohen flakët deri në këtë orë, atëherë nuk do të mund të mjaftonte vetëm ndërhyrja me një helikopter”- citohet të ketë thënë Erjon Haruni.
Por në orën 12: 30 po zoti Haruni informoi se ishte arritur lokalizimi i flakëve falë punës së 100 forcave ushtarake e zjarrfikëse që ndodheshin në vendin e ngjarjes dhe nuk ishte parë e nevojshme ndërhyrja me helikopter. Gjatë ditës së djeshme helikopteri punoi për shuarjen e flakëve deri në orën 19:00 por shuarja ishte e pamundur.
Në një lidhje telefonike për TV A1 Report zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme deklaroi se situata po punohet për tu mbajtur nën kontroll dhe u shpreh optimist se kjo mund të ndodhë nëse nuk do të kemi një erë të fortë që do të mund të favorizojë përhapjen. Sipas zotit Olli fakti që zjarri ka rënë në një pyll ahu favorizon mos përhapjen e tij, dhe mundësinë më të madhe për shuarjen e tij. “Nuk rrezikon kalimin e zjarrit drejt Dardhës. Nga forcat tona në vendin e ngjarjes nuk kemi kërkesë për ndihmë nga ajri. Na është thënë se mund të ndërhyjmë nga toka. Nëse është e nevojshme do ndërhyjmë”.

VATRA ZJARRI DHE NE DIBER, ELBASAN
Situatë problematike paraqitet edhe në qarkun e Dibrës. Katër vatra zjarri vazhdojnë të jenë ende aktive ndërsa shqetësim përbën situata në Fushë Lurë. Drejt kësaj zone janë nisur forcat e ushtrisë dhe banorët e zonës ndërsa në vatrat e tjera si Barxhanë- Fushë Kudër dhe Mali i Krrabit është thuajse e pamundur ndërhyrja për shuarjen e flakëve. Në qarkun e Elbasanit janë tre vatra zjarri ku problem mbetet ajo në malet e Gramshit. Vatrat në Qerret dhe Kodër-Krastë janë drejt neutralizmit.
(Lajmi u publikua ne oren 10: 46 dhe u perditesua ne oren 12: 38)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here