Home Aktualitet Ekspertiza shqiptare, Kume u vra nga goditjet

Ekspertiza shqiptare, Kume u vra nga goditjet

603
0

nigritaDy ditë pas kqyrjes së trupit të Kudret Kumes, ekspertët shqiptare kanë dalë në një konkluzjon paraprak duke konstatuar se 42-vjeçari Kume, është vrarë si pasojë e goditjeve barbare të ushtruar me sende të forta.

Raporti i dy ekspertëve shqiptarë do t’i dorëzohet familjarëve dhe prokurorisë së Fierit. Aty thuhet se Kareli është goditur me sende të forta në kokë dhe gjoks dhe për pasojë i është thyer kafka, krahrori si dhe disa brinjë të cilët i kanë dëmtuar mushkërinë duke i shkaktuar gjakderdhje të brendshme.

Gjithashtu ekspertët kanë konstatuar heqjen e thonjve në disa gishta të dorës dhe të këmbës si dhe shumë hematoma në pjesë të ndryshme të trupit, duke mos përjashtuar edhe sytë.

Ekspertët saktësuan se gjatë kryerjes së autopsisë janë konstatuar shumë shenja dhune si dhe dëmtime të shumë organeve jetësore, por nuk ka mungesë të organeve në trup.

Të njëjtat konstatime, mësohet se kanë bërë edhe ekspertët e Mjekësisë Ligjore greke, por nuk kanë dhënë shkakun e vdekjes. Ky raport i ekspertëve të mjekësisë-ligjore të Tiranës, do t’i dorëzohet Prokurorisë, e cila tashmë ka nisur hetimet.

Hetuesit, saktësuan se në ditët në vazhdim do të merren në pyetje edhe familjarët dhe shokët e tij, me të cilët ka komunikuar ditët e fundit, por vrasjes së gardianit të burgut të Malandrinos në Greqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here